Lajme

Aksident i rëndë në Pejë, treni godet kamionetën

Autori: Ermirë Berisha 12:27 | 20 August 2022

Sot ka ndodhur një aksident në Zahaq të Pejës, ku një tren ka goditur kamionetën dhe si pasojë janë lënduar dy persona, shkruan Gazeta inFokus.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se dy të lënduarit janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

“Akisdenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Gashi./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera