Lajme

Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 04 October 2023

Sot rreth orës 17:00 një aksident trafiku ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në Mitrovicë, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndimet trupore, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka konfirmuar për Infokus zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se dy vetura janë përfshirë në këtë aksident.

-Advertisement-

“Aksident trafiku me lëndime, Në  aksidentin  e shkaktuar ne orën 17:00, ne “rrugën e Ulqinit” dy vetura të përfshira,  si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Zahiti për Infokus./Gazeta Infokus/



Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU

Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera