Sport

Agjenti i Pogbas e sulmon Scholesin

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 21 August 2018

Pas kritikave që mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, i ka bërë për francezin Paul Pogba, agjenti i këtij të fundit, Mino Raiola, i ka kthyer përgjigje përmes dy deklaratave të lëshuara në Twitter.

Scholes nuk është i lumtur me stilin e futbollit dhe performancat e lojtarëve të Manchester Unitedit nën menaxhimin e Jose Mourinhos. Ai ishte mjaft kritik ndaj Paul Pogbas pas disfatës që pësuan “Djajtë e kuq” kundër Brightonit të dielën.

“Paul Pogba e humbte topin, i gjuante me më force se që duhet pasimet, ose edhe më pak se që duhet. Ai e humbi topin disa herë”, kishte thënë Paul Scholes.

Për t’iu përgjigjur këtyre kritikave, agjenti Raiola ka ironizuar me Scholesin duke sugjeruar që ai të bëhet drejtor sportiv në Manchester United dhe ta shesë Pogban.

-Advertisement-

“Disa njerëz flasin pasi që kanë frikë se do të harrohen. Paul Scholes nuk do ta njihte një lider edhe nëse do të ishte përballe Winston Churchillit”, ka shkruar Raiola.

“Paul Scholes duhet të bëhet drejtor sportiv dhe ta këshillojë Woodwardin [drejtori ekzekutiv i klubit] ta shesë Pogban. Do të mbetesha pa gjumë për net të tëra për t’i gjetur Pogbas një klub të ri”.

Raiola ka një reputacion jo shumë të mirë në botën e futbollit. Edhe ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, kishte refuzuar të punojë me të.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera