Agim Ademi takoi kryetarin e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane

Autori: Gazeta inFokus
17:20 | 09 December 2020
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të vizitave në disa vende të Evropës, aktualisht ndodhet në Gjermani, me ç’rast pati takim shumë pozitiv dhe me interes me Unionin e Bizneseve Shqiptare-Gjermane.
Pas darkës së mbrëmshme, ku u diskutuan shumë mundësi bashkëpunimi, sot pati edhe një takim tjetër me kryetarin e këtij Unioni, z. Nazmi Viqa dhe anëtarët e Kryesisë së këtij Unioni, Zenun Krasniqi dhe Remo Rashica.
Në këtë takim pika kryesore e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit me qëllimin e vetëm që të ndihmohet futbolli kosovar dhe të krijohen kushte sa më të mira për zhvillimin e futbollit në Kosovë.
Me këtë rast, zyrtarët e Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane falënderuan përzemërsisht presidentin Ademi për këtë vizitë dhe premtuan përkrahje për futbollin tonë, kurse edhe presidenti Ademi i falënderoi ata për ndihmën e pakursyer dhënë Kosovës në përgjithësi e sportit në veçanti.
Në këtë takim u diskutua edhe për angazhimin e këtij Unioni që nëpërmjet autoritetit të vet të ndihmojë FFK-në në procesin e regrutimit të futbollistëve të shumtë kosovarë që janë në Gjermani, për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës.
Paraprakisht FFK-ja dhe Unioni i Bizneseve Shqiptare- Gjermane patën nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për disa projekte, realizimi i të cilave do të fillojë nga viti i ardhshëm.

Të tjera
-
Rusia nis një valë të re sulmesh në Ukrainë, katër të vra*rë
Katër persona u vranë në rajonin industrial ukrainas të Dnipropetrovskut pas ...
-
Së shpejti aktakuzë ndaj ambasadorit Martin Berishaj? Çfarë po raportohet në media
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, së shpejti do të nis përball...
-
Këto janë vendimet që mori qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme
Qeveria në detyrë ka mbajtur sot mbledhjen e 263-të ku mori disa vendime. ...
-
Paralajmërim për përkeqësim të motit – prishtinasit këshillohen të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura
Komuna e Prishtinës ka lëshuar një njoftim për qytetarët, duke i paralajmërua...
-
Mbytet një turist i huaj në plazhin e Vlorës
Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e ...
-
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale!
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale! Me Prishtina...
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...