Sport

Agim Ademi prezent në stërvitjen e parafundit të Kosovës para ndeshjes me Moldavinë

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 16 November 2020

Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e parafundit para ndeshjes kundër Moldavisë, e cila zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një numër i vogël i lojtarëve mori pjesë në këtë stërvitje për shkak të numrit të madh të të lënduarve.

Këtë seancë stërvitore nga afër e ka ndjekur edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

-Advertisement-

Ndryshe, Kosova po kalon nëpër një periudhë shumë negative sa i përket rezultateve ku ka kaluar më shumë se një vit që nuk e ka shijuar fitore.

Fitorja ndaj Moldavisë është shumë e nevojshme për të shmangur rënien në Ligën D.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera