Adele me të dashur të ri, muzika e bashkoi me reperin britanik
Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 03 October 2019
Muzikantja angleze Adele (31) pas shkurorëzimit nga bashkëshorti Simon Konecki (45) e ka gjetur lumturinë në një dashuri të re, reperin Skepta (37), shkruan Daily Mail.
Adele është e lumtur në shoqërinë e Skepta, të cilit iu bashkua dy javë më parë për ta festuar ditëlindjen e tij të 37-të në Londër.
“Adele dhe Skepta ishin mbështetje për njëri-tjetrin pasi që dështuan lidhjet e tyre të mëparshme. Ata janë shumë të afërt dhe e kanë një lidhje të veçantë”, – tha një burim i afërt me çiftin e ri. Ata i lidh muzika dhe arti dhe fakti se të dy vijnë nga qyteti i Tottenhamit, ndërsa miqtë e Adele shpresojnë dhe parashikojnë që lidhja e tyre do të bëhet serioze dhe se ata do të jenë një ‘çift i shkëlqyeshëm’.
Ata po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë së bashku, dhe nuk duan ta zbulojnë shumë jetën e tyre private, ndërsa fëmijët e tyre janë prioritet për ta. Në mbështetje të thashethemeve se Adele dhe reperi janë së bashku është edhe fakti se ata folën në publik për njëri-tjetrin, me shumë komplimente dhe e bënë të qartë në rrjetet sociale se sa shumë e pëlqejnë njëri-tjetrin, shkruan KOHA Ditore.
Për më tepër, Skepta tha për ES Magazine në vitin 2016 se Adele po i shkruante vazhdimisht mesazhe dhe po e pyet se si është, dhe po atë vit këngëtarja në rrjetet sociale e postoi një foto të Skepta, pranë të cilës shkroi ‘Djaloshi i Tottenhamit’, dhe e vendosi një emotikon të zemrës. Fituesi i çmimit britanik Mercury për albumin më të mirë të vitit 2016 iu përgjigj asaj me “Të dua” dhe e vendosi një emotikon të trëndafilit të kuq.
Adele ishte martuar me menaxherin Simon për shtatë vjet, me të cilin e ka djalin e saj Angelo (6), ndërsa Skepta u bë baba i një vajze një vit më parë. Ai ende nuk ka zbuluar se kush është nëna.
Muajin e kaluar, Adele i dorëzoi dokumentet e shkurorëzimit në gjykatë dhe e kërkoi kujdestarinë e përbashkët të djalit Angelo. Katër ditë më vonë, Simon i pranoi kërkesat e saj, përfshirë edhe kërkesën që shkurorëzimi të kryhet në Kaliforni. Meqë nuk kishin marrëveshje paramartesore, Adele mund ta humbë gjysmën e pasurisë së saj.
Të tjera
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...
-
Hoxhaj: Qytetarët që menduan se me Kurtin vjen ndryshimi, ta korrigjojnë atë – ta shohin PDK-në si adresë politike
Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qy...
-
Gjeneral Jashari: FSK mbështet Ukrainën në përballje me agresionin e Rusisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari...
-
Kurti pritet nga Baerbock, kërkon mbështetjen gjermane deri në anëtarësimin e Kosovës në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Ja...
-
Dalja e shqiptarëve në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut shënon rënie
Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e ...
-
Tejkaloi shpejtësinë e lëvizjes, gjobitet me 300 euro
Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku...
-
Gjermania e bindur se Brukseli do të ecën drejt heqjes së sanksioneve pas votimeve në veri
Me organizimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve aktual...