Lajme

Abdixhiku: Keqardhje, por 6 deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për president

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 01 September 2026

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media, pas takimit që ka pasur me Grupin Parlamentar të kësaj partie, lidhur me emrin e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Pas kësaj mbledhjeje, Abdixhiku ka thënë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk do ta votojnë kandidatin e propozuar për presdent në marrëveshjen e arritur me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Me keqardhje të madhe për popullin gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë propozimin e Bekim Sejdiut për president. Ata janë Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri”, ka thën Abdixhiku.

-Advertisement-

Këtë qëndrim të tyre, Abdixhiku e ka cilësuar si lajm të keq për Kosovën.

“Në këtë fazë e konsideroj se i bëjnë dëmë të pariparueshëm procesit dhe pa nevojë e dërgojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy