Abazoviq mori pjesë në hapjen e fabrikës së vodkës ruse në Nikshiq, reagon Musliu: Nuk e meriton identitetin shqiptar, ndryshoje emrin
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/11/agim-musliu-852x460.png)
Autori: Gazeta inFokus
22:55 | 12 April 2023
Përkundër sanksioneve ekonomike ndaj bizneseve nga Rusia, kryeministri malazez me mandat teknik, Dritan Abazoviq ka marr pjesë në hapjen e fabrikës ruse për prodhimin e vodkës në Nikshiq.
Lidhur me këtë veprim të Abazoviqit ka reaguar eksperti i sigurisë Agim Musliu, duke thënë se ai nuk e meriton identitetin shqiptar.
Musliu, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar kryeministrit malazez që së paku ta ndryshojë emrin e tij, e ta merr një serb apo rus.
“Dritan Abazoviq ju lutem të paktën ta ndryshoni emrin tuaj! Ka shumë emra rus apo serb. Ju nuk e meritoni identitetin shqiptar. Pas këtij veprimi, ju mund të vazhdoni me misionin rus!”, thuhet në reagimin e Musliut.
Hapja e fabrikës ruse në Mal të Zi, në kohën kur Rusia është nën sanksione për shkak të agresionit kundër Ukrainës, nuk është e kontestueshme për Abazoviqin.
Prodhuesi rus i alkoolit “Beluga Group” bleu një pjesë të kompanisë “Neksan” në Nikshiq, të biznesmenit kontrovers Miodrag “Daka” Davidoviq, në gusht të vitit të kaluar, kur ishte paralajmëruar një investim prej 50 milionë eurosh.
Davidoviq është një nga donatorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Ai është ish-shef i policisë së Nikshiqit dhe bashkëpunëtor i të burgosurit të Hagës, Radovan Karaxhiq gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.
Në hapjen e fabrikës mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Vlladimir Jokoviq e zyrtarë të tjerë shtetërorë dhe lokalë nga Nikshiqi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/EURO-2024-dhe-Serie-A-scaled-1.jpg)
Të tjera
-
Ambasadori amerikan në Rubikon; pritet nga Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka qëndruar në Klan Koso...
-
“Nuk i pata as gjysmën e parave”, Ganimete Musliu tregon si i siguroi 30 mijë euro për ta mbuluar një pjesë të operimit në Gjermani
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka folur p...
-
Kurti lamtumirë Kadaresë: U ndamë prej trupit të tij që e mori arkivoli i mbështjellë me flamurin kombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dhënë lamtumirën shkrimtarit të njo...
-
Afro 8 milionë euro për zhvillimin e master-planit për Kompleksin “Adem Jashari”, tenderin e fiton kompania gjermane
Ministria e Kulturës ka dhënë tenderin për zhvillimin e master-planit për Kom...
-
Rënia e numrit të nxënësve që iu nënshtruan testit të maturës, MAShTI del me një sqarim
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka dalë me një sq...
-
Nderohet shkrimtari Ismail Kadare nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi
Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe personalite...
-
Kina dhe Kazakistani do te forcojnë bashkëpunimin
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev zhvilloi bisedime në Astana m...
-
Kina nxit Izraelin të përmbushë detyrimet humanitare
Kina i bëri thirrje të martën Izraelit të përmbushë detyrimet e tij sipas lig...
-
KPK publikon listën e kandidatëve për prokurorë të shtetit që kanë kaluar testin me shkrim
Këshilli Prokurorial i Kosovës, bazuar në nenin 29, paragrafin 6 të Rregullor...
-
Dëshmitari tregon nofkat që kishin anëtarët e UÇK-së
Dëshmitari Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij ka treguar se ka pasur nofkën ...
-
Serbia e arreston F.K me pretendimet se “kreu krime kundër ushtrisë jugosllave” në Koshare
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se a...
-
Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsi kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për...