A është ngjitëse psoriaza? Shkaqet dhe trajtimi i saj

Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 12 October 2021
Psoriaza nuk është një sëmundje ngjitëse, kështu që ajo nuk përhapet nga personi në person. Shpërthimet e psoriazës përhapen në trup për shkak të një përgjigjeje të brendshme imune.
Pasi sistemi juaj imunitar sulmon qelizat e shëndetshme të lëkurës. Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Kjo është edhe arsyeja pse është e rëndësishme të identifikoni shkaktarët dhe të gjeni një trajtim që mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave tuaja.
Llojet e psoriazës
Psoriaza në formë petëzash-Këto mund të shfaqen në të gjithë trupin. Por më së shpeshti shfaqen në lëkurën e kokës, gjunjë dhe bërryla. Psoriaza guttate-Ky sulm shfaqet si skuqje në pjesë të ndryshme të trupit tuaj. Ato përhapen përgjatë krahëve, këmbëve dhe gjoksit tuaj. Disa njerëz gjithashtu përjetojnë shpërthime në fytyrë dhe kokë. Psoriaza inverte-Këto njolla të kuqe të cilat janë të dhimbshme, përhapen kryesisht tek të pasmet, sqetullat dhe ijet tuaja. Psoriaza eritrodermike-Karakterizohet nga njolla të kuqe të ndritshme që duken si djegie dhe përhapen shpejt në të gjithë trupin. Ato mund të shkaktojnë dridhje të pakontrollueshme dhe ënjtje në kyçet e këmbës. Ky lloj është shumë i rrallë dhe mund të jetë edhe kërcënues për jetën.
A mund ta parandaloni përhapjen e psoriazës?
Ndoshta! Por ju patjetër që mund të ndërmerrni hapa për të lehtësuar simotomat. Filloni duke e mbajtur zonën e mrekur të pastër dhe pa grim e më pas të përdorni ilaçe qetësuese. Por nëse ndjeni që jeni në prag të një shpërthimi është koha për të ushqyer lëkurën tuaj duke ngrënë shëndetshëm dhe të shmangni shkaktarët e mundshëm si djegia nga dielli, pickimet e insekteve dhe stresi. Infeksionet dhe sëmundjet gjithashtu mund të jenë shkaktarë të psoriazës. Prandaj ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten kurdo që të jetë e mundur.
Rezistojini dëshirës për të kruajtur zonat e prekura sepse mund t’a përhapni më tepër. Gjithashtu ky veprim mund të çojë në infeksione një shpërthim afatgjatë. Sa më shpejt të qetësoni shpërthimin, aq më e ulët është mundësia që ai të përhapet. Ekspertët këshillojnë hidratimin e lëkurës sa më shumë që të jetë e mundur në rast se nuk i rezistoni dot kruarjes.
Çfarë e shkakton shpërthimin e psoriazës?
Shkenca ende nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton psoriazën. Duket se mund të jetë një kombinim i gjenetikës, mjedisit dhe sistemit imunitar që vepron kundër qelizave të lëkurës. Më poshtë rendisim disa nga faktorët e zakonshëm:
• Stresi
• Moti i ftohtë
• Dëmtimet e lëkurës si djegia nga dielli, kafshimet e insekteve, e deri tek tatuazhet.
• Medikamente të caktuara
• Infeksione të ndryshme
• Alkooli
• Duhani
Deri më sot nuk ka asnjë mënyrë për të kontrolluar plotësisht këtë sëmundje dhe përpjekja e tepërt për ta bërë këtë mund të jetë shumë stresuese.

Të tjera
-
Kurti s’e harron debaklin e zgjedhjeve lokale, thotë se rezultati i 9 shkurtit duhet të shërbejë për ato që mbahen në vjeshtë
Pavarësisht faktit që Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50 % të votave në...
-
BE akoma pa marrëveshje që të ndërpritet praktika e ndërrimit të orës
Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve ...
-
Numri i të vdẹkurve nga tërmeti në Mianmar shkon në 1 mijë e 600
Numri i të vdekurve në Mianmar është rritur në 1,644, thotë udhëheqja ushtara...
-
Rrëshqitja e dheut në fshatin Leskovec të Prizrenit, evaukohen disa familje
Nga takimi me kabinetin, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka bër...
-
Dënohet kosovarja në Zvicër, ia kishte vjedhur 30.000 franga të moshuarës për të cilën kujdesej
Në nëntor të vitit 2022, një punonjëse e shërbimit të Spitex-it ka përvetësua...
-
Ministrja austriake: Zgjerimi i BE-së të duhet të jetë prioritet, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor
Ministrja austriake për Integrime Evropian, Claudia Plakolm ka thënë se zgjer...
-
PZAP: Subjektet u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë procesit zgjedhor për...
-
Haradinaj kujton të rënët në Beleg, Irzniq e Poterq: Edhe pse të pạarmạtosur nuk u kursyen nga barbarët
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar kujtojnë të rënët në Beleg e Irzni...
-
Rama paralajmëron se Shqipëria shpejt do të bëhet me anije të madhe luftarake
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet se ka paralajmëruar që ky shte...
-
Haziri konfirmon takimet me opozitën: Në qeveri veç me Abdixhikun kryeministër – me LVV-në hiç
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, thotë se nu...
-
Shtrenjtimi i rrymës mund të jetë vetëm fillimi – buka, qumështi, vaji mund të kushtojnë më shumë
Rritja e çmimit të rrymës në Kosovë për 15 për qind – siç ka paralajmëruar Zy...
-
Shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Bosnjën perëndimore, pas rritjes së nivelit të ujit të lumenjve
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pjesën perëndimore të...