Pacientët në rrezik nga kontrasti kinez i blerë nga QKUK-ja, Inspektorati nisë hetimet
Autori: Gazeta inFokus
17:25 | 11 Shkurt 2025
Inspektorati Farmaceutik ka ndaluar përdorimin dhe ka nisur hetimet për kontrastin për CT që po përdorej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kontrasti kinez që ishte blerë nga ShSKUK-ja po rrezikonte pacientët tek të cilët po shfaqeshin reaksione alergjike.
Inspektorati Farmaceutik kanë konfirmuar për Gazetën Infokus se janë raportuar efekte anësore të dyshimta tek pacientët. Në këtë përgjigje nga inspektorati kanë thënë se produkti pra kontrasti është prodhim kinez i kompanisë “Shanghai Starry Pharmaceutical Co., Ltd”.
“Inspektorati Farmaceutik, nga fushëveprimi tij, brenda detyrave dhe përgjegjësive që ka dhe në bazë të kornizës ligjore përkatëse aktualisht në fuqi, në zbatim të kërkesës për inspektim, datë 03.02.2025, sipas kërkesës të UD Drejtorit të Departamentit të Farmakovigjilencës të AKPPM-së me Raportin për efekte anësore të dyshimta të raportuara nga Drejtori i Klinikës së Radiologjisë të QKUK-se të datës 30.01.2025 për produktin medicinal IOHEXOL, iv. injection 35G/100ML kontrast jojonik të prodhuesit shangai STARRY PHARMACEUTICAL CO. LTD, të raportuar në Departamentin e Farmakovigjilencës në AKPPM, Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar aktivitet inspektues në Klinikën e Radiologjisë në QKUK”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tashmë janë marrë mostra të këtij produkti si dhe janë bërë inspektime edhe në Klinikat e QKUK-së ku është përdorur por edhe në pikat shprëndarëse.
“Pas këtij inspektimi, për të sqaruar në mënyrë shteruese shkakun e këtyre efekteve anësore të dyshimta, Inspektorati ka konstatuar se duhet të merren mostra nga stoku i produktit në fjalë, i ndodhur në Klinikën e Radiologjisë dhe të zhvilloj aktivitete inspektuese pasuese. IF ka vazhduar me inspektime tjera pasuese të nevojshme në klinikat e caktuara, ku përdorët produkti dhe në pikat shpërndarëse të këtij produkti”, thuhet në përgjigjen nga Inspektorati.
Inspektorati është duke pritur raportin e Laboratorit Kombëtar të Cilësisë ku edhe i ka dërguar mostrat e kontrastit kinez që u përdor në QKUK.
“Me datë 04.02.2025, në stokun e këtij produkti në Kliniken e Radiologjisë, inspektorati ka marr mostrat dhe të njëjtat i ka dërguar për analiza laboratorike në Laboratorin Kombëtar të Cilësisë në AKPPM. Aktualisht inspektorati është në pritje të këtyre rezultateve laboratorike. Bazuar në Raportin për Efektet Anësore të dyshimta, të raportuar nga klinika e Radiologjisë, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar ndërprerjen e shpërndarjes dhe përdorimit të këtij produkti deri në një urdhër të ri të ardhshëm të Inspektoratit Farmaceutik”, kanë deklaruar nga Inspektorati.
Po ashtu Infokusi ka kërkuar detaje të tenderimit edhe nga Ministria e Shëndetësisë mirëpo nga kjo ministri kanë deklaruar se furnizimi me këtë produkt bëhet nga SHsKUK-ja.
“Luteni që për përgjigje t’i drejtoheni ShSKUK-së, pasi që furnizimi i klinikave me barna bëhet nga ShSKUK, duke përfshirë edhe produktin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Fillimisht ShSKUK-ja pati probleme të vazhdueshme me furnizim me kontrast dhe për një kohë të gjatë u përball me mungesë të tij.
Për disa muaj pacientët u detyruan ta blinin vetë kontrastin për CT, madje edhe pas nënshkrimit të kontatës për furnizim e cila ishte nënshkruar në nëntor të vitit 2024.
Në muajin janar Koha kishte raportuar se pacientëve që u duhej të kryenin disa incizime në QKUK dhe në spitale, për rreth tre muaj, e blenë vetë këtë material të nevojshëm që qartëson imazhet e organeve dhe enëve të gjakut./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...


































