Fokus

“Gjithçka është në dorën e Zotit”- Ja cilat janë këshillat nga fizioterapisti bazuar në rastet më të rënda që ka trajtuar tek sportistët

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 25 February 2025

Në emisionin Doktor Plus me Arjeta Osmanin ishte i ftuar fizioterapeuti Arbanis Maxhuni, ku ka diskutuar për trajtimin e dhimbjeve të qafës, shpinës si dhe rastet më të rënda që ka trajtuar tek sportistët, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se asnjëherë nuk e di se çfarë mund ti pres në mjekësi, po se duhet të jenë të përgatitur për çfarëdo rasti.

“Nuk mund të specifikoj por kemi raste të ndryshme, kemi raste kur familjarët e sjellin për krahësh, kemi raste kur janë dy tre veta dhe e sjellin në ordinancë për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Maxhuni tregoi si trajtojnë edhe pacientët të cilëve së pari duhet t’ia fitojnë besimin e tyre.

“Fillimisht duhet ta qetësojmë pacientin, ne do ti tregojmë se kemi raste të cilat në trajtojmë më keq se ti, gjëja e parë që pacienti ta lejon të trajtojë ta fitojë besimin, në momentin që pacineti fiton besimin te ti edhe tretmani do të jetë më i lehtë. Gjithmonë duhet sqaruar se është një procedurë kohore e cila ne duhet  tandjekim është një protokoll që mjekësia nuk na len të dalim jashtë asaj”

Po ashtu ai theksoi disa nga trajtimet më të rënda që ka pasur edhe me sportistët.

“Zakonisht janë rastet sportive ato të që sportistet janë të demoralizum mas lëndimeve të ndryshme ku ata kanë zhvillimin e karrierës së tyre apo presin oferta të ndryshme nga klubet evropiane dhe në momentin që kanë ndonjë lëndim ata demoralizohen më një fjalë edhe njëkohësisht ti ndjehesh keq dhe prekesh për shkak se ata mendojnë që është fundi i karrierës së tyre dhe ato raste na bëjnë edhe në të ndihemi keq, kemi rastë kur një sportist e rrezikon karrierën e tij, kemi rastë kur ne i themi që fizioterapia të ndihmon vetëm në një shkallë por më shumë nuk mund të ndihmoj, gjithqka është në dorën e Zotit, ne mundohemi ta bëjmë punën tonë ndërsa Zoti është ai që shëron me një fjalë.”, deklaroi Maxhuni.

Ndryshe potencoi edhe rastet me problemet në boshtin kurrizor ku për qëllim kanë funksionimin e muskulaturës.

“Pastaj kemi pacient të cilët kanë probleme me boshtin kurriozor pas aksidenteve të ndryshme kanë mbetur të palëvizshëm, qëllimi jonë është vetëm ti shtim në funksion muskulaturën e  tyre, në mënyrë që mos ti lëmë të vdesim në një fjalë.”, tha Maxhuni në DoktorPlus prodhim i Gazetës Infokus.

Më poshtë mund ta shihni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera