Zhduken tre gazetarë në Kinë, njëri prej tyre bëri vizitë në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 18 April 2020
Tre gazetarë që kërkonin të tegonin të vërtetën mbi epideminë ne Wuhan nuk janë parë prej dy muajsh. Chen Qiushi, Fang Bin e Li Zehua kishin shpërndarë foto e video dramatike të gjendjes nga Wuhan nën karantinë, ish-epiqendër e koronavirusit të ri.
Por vendndodhja e tyre është tashmë mister prej dy muajsh, raportojnë mediat perëndimore. Llogaritë e tyre të ndjekura në YouTube – të cilat janë të ndaluara në Kinë por mund të kontrollohen me kodues VPN, janë tashmë të qeta.
Biznesmeni nga Wuhan, Fang u zhduk pas publikmit të videos ku shiheshej një pirg me trupa njerëzish në një furgon jashtë një spitali. Video e tij e shkurtër tregon mjekë në veshje të plota mbrojtëse që tentojnë të kujdesen për pacientët teksa të tjerë presin me psherëtima. Ai më pas pyet një nga mjekët: “Këta njerëz sapo kanë vdekur? Kur ndodhi kjo? Dje?”
Pamjet u bënë virale kur u publikuan nga gazetarja kineze Jennifer Zeng. Fang thotë se policia erdhi në shtëpinë e tij më 1 shkurt. Ai u arrestua dhe u lirua më datë 9 shkurt por llogaria e tij u bë e heshtur prej kësaj date, pas një publikimi me fjalët ‘të gjithë të revoltohen – pushteti t’i kthehet popullit’.
Ndërsa aktivisti Chen, 34 vjeç, është aktivist të drejtash i kthyer në video-gaetar. Ai erdhi në Vuhan para nisjes së bllokadës së koronavirusit, por kishte qenë aktiv në protestat anti-qeveritare në Hong Kong prandaj njihej nga autoritetet. Në videon e tij të parë në YouTube nga Vuhan, thotë: “Me kameran time do të dokumentoj atë që po ndodh”. Më tej ai pretendon se një grua që duket në video po rri pranë të afërmit të saj të vdekur në një karrige me rrota, teksa ajo përpiqet të kontaktojë në telefon me familjarët. Në postimin e tij të fundit, për të cilin rrjeti BBC thotë se është bërë nga një miku i tij, bëhet thirrje për kthimin e tij: “Ku është Chen Qiushi tani? A do të flasë më një njeri me të? Chen Qiushi nuk kontakton prej 68 ditësh, pasi kishte raportuar për koroanvirusin në Vuhan. Ju lutem shpëtojeni!!!’
Ndërsa gazetari Li Zehua, 25 vjeç, ka punuar më parë për transmetuesin shtetëror kinez ÇTV. Li duket se u shënjestrua nga autoritetet pas një vizite që bëri në laboratorin famëkeq të virologjisë në Wuhan dhe nuk është parë që prej 26 shkurtit.
Në fillim të muajit kongresmeni amerikane Jim Banks i bëri thirrje Kinës të hetojë zhdukjen e tre gazetarëve, duke sugjeruar se qeveria kineze i ka bnurgosur ose ndoshta diçka më e keqe u ka ndodhur.
Të tjera
-
Zemërthyese: Gjyshja shkrepi foton e mbesës pesë minuta para se vogëlushja të vdiste
Një grua ka ndarë fotografinë e fundit të vajzës së saj e cila ishte shkrepur...
-
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor
Sot në Prishtinë do të organizohet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskr...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jet...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhd...
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...