Prekazi: Kosova ka talente, koha punon për futbollin shqiptar
Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 07 April 2020
I ftuari i radhës në emisionin FanZone në Supersport, ishte trajneri i Kosovës U21, Rafet Prekazi, i cili përveç komentit për situatën e krijuar nga koronavirusi, foli me optimizëm për të ardhmen e futbollit në Shqipëri e Kosovë.
A ndikon negativisht edhe te Kosova U21, mungesa e grumbullimit në këtë kohë?
Është shumë normale, për të gjithë skuadrat, kombëtaret, ndikon. Uroj të kalojë ky virus dhe më pas për futbollin ka kohë.
Futbollisti i Kosovës U21, Valdrin Mustafa ishte një prej të prekurve nga Covid-19. A keni folur me të?
Para dy javësh fola me Valdrinin. Është pjesë e Kosovës U21 dhe me Hannover U23. Ishte në shtëpi kur fola në telefon me të. Më tha se pret stafin mjekësor për të bërë testin. Më tha që ka dhimbje në fyt dhe në gjoks. Tani është shëruar dhe po stërvitet individualisht.
A kujtoni ndonjë moment tjetër të ndaljes së futbollit si tani?
Kemi pasur probleme, që sigurisht kanë qenë politike. U ndalua futbolli për ne atëherë, pasi nuk ishim dakord të luanim në ligën jugosllave dhe zgjodhëm të luanim në fusha jo të mira. Atëherë ndalej futbolli për arsye politike, tani për shkak të koronavirusit.
Cili mendoni se do të jetë lojtari i radhës që do të shpërthejë te Kosova?
Dihet që Kosova ka talente, pasi këtu është luajtur futboll në një shtet të fortë. Liga e Jugosllavisë ishte e dyta në Europë, por kanë ikur nga jeta e vështirë këtu, kurse atje punojnë në kushte të mira. Fati i mirë është që janë të gjithë shqiptarë. Ata do e përforcojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Koha punon për futbollin e Kosovës dhe shqiptar në përgjithësi, pasi ka shumë talente. Ne kemi pasur kushte të këqija, por tani kanë ndryshuar. Jam optimist.
Të tjera
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...