Si mund të përfitojnë punëtorët pa kontrata nga pakoja e qeverisë?
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 07 April 2020
Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka folur lidhur me masat që ka marrë qeveria që të menaxhohet situata me koronavirusin.
Bislimi thotë se janë 15 masa që janë marrë nga Qeveria, derisa ka folur edhe për cilat kategori do të ndihmohen.
“Janë gjithsej 15 masa dhe synojmë të përmbushim dëmet që janë bërë duke i klasifikuar masën në grupe të caktuara. Pjesa më e rëndësishme janë bizneset që e marrin 55% të pakos. Përfituesit e skemave sociale për tre muaj marrin nga 30 euro më shumë. Ata që janë detyru të largohen nga puna përfitojnë për tre muaj pagë minimale, ata që kanë punuar deri më tani po s’kanë pasur kontrata të punës për punëdhënësit duhet t’i fusin në listë të paga dhe t’i pajisin me kontrata 1 vjeçare marrin nga 130 euro”, ka deklaruar ai në Frontal të T7.
Bislimi thotë se të gjithë ata biznese që kanë pasur punëtorë pa kontrata, duhet që t’i regjistrojnë në mënyrë që edhe këta punëtorë të përfitojnë nga skemat.
“Tash secila skemë është e operacionalizuar ku tregohen hapat që duhet të ndjeken. Në qoftë se punëdhënësi e ka kryer obligimin e vet, i ka kryer pagat, atëherë pjesa e 170 euro paguhet në konton e punëdhënësit, mundësia për keqpërdorim është minimale.
“Në qoftë se kanë qenë të punësuar pa kontrata, ata kanë mundësi të futen në masa, në rast se punëdhënësi i tyre i regjistron dhe i pajisë me kontrata. Në qoftë se punëdhënësi refuzon, atëherë ata e raportojnë se janë duke punuar në një ndërmarrje dhe nuk kanë të ardhura të tjera, dhe ne punojmë edhe me ato biznese që refuzojnë t’i regjistrojnë punëtorët”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për kërkesën e veteranëve që të ndihmohen financiarisht gjatë pandemisë.
“Përgjigje ka po s’është pozitive, pakoja është emergjente, i adreson problemet bazike të qytetarëve, ata që janë të atakuar nga varfëria ekstreme, përfituesit e skema sociale, pensionale nuk ka veteran që e ka pensionin nën 170 euro”, tha Bislimi, teksa komentoi edhe propozimin e AAK’së që secilit person të ju ndahen nga 100 euro.
“Idetë e deputetëve nuk na ndikojmë, vetëm krijojnë konfuzion, i kisha lutë secilin me i kry obligimet e veta, nëse deputeti Abrashi mendon ashtu mundet me ju ndihmu punëtorëve të vet”, ka thënë ai.
Bislimi tha se përgjigja që kanë momentalisht për presidentin që ju kërkoi propozimin e mandatarit, është se fillimisht po merren me pandeminë.
“Përgjigja jonë është për momenti ballafaqimi me pandeminë, për arsye se ballafaqimi me pandeminë kërkon mund absolut”, tha Bislimi.
Të tjera
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...