PAMJE/Kështu shkatërrohen mushkëritë nga koronavirusi
Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 29 March 2020
Një burrë 50-vjeçar me koronavirusin u transferua në Universitetin George Washington, kur u sëmurë në mënyrë kritike vetëm disa ditë pasi kishte vetëm simptoma të buta.
Mjekët morën pamje 3D të mushkërive të burrit dhe videoja VR e zgavrës së tij të kraharorit tregoi infeksionin e ngjyrosur në jeshile që përhapet në të dy anët e mushkërive.
Videoja e realitetit virtual zbulon se si koronavirusi përhapet me shpejtësi nëpër mushkëri, duke shkaktuar dëme të përhapura dhe potencialisht afatgjata, sipas CNN.
Në kohën kur ai ishte në kujdesin e doktor Keith Mortman, shef i operacionit kraharor në spital, sëmundja kishte bërë kërdi në mushkëri, dhe kjo dukej qartë në pamjet e marra nga mushkëritë e 50-vjeçarit.
Burri ishte diagnostikuar me COVID-19 dhe ishte futur në izolim në një spital tjetër, ku nuk kishte asgjë më shumë se simptoma të ngjashme me të ftohti n: ethe, kollë dhe gulçim. Por brenda ditësh, gjendja e tij filloi të përkeqësohej me shpejtësi.
Mjekët në spitalin e tij fillestar e vendosën në një respirator, por edhe kjo nuk mjaftoi dhe ai u transferua në Universitetin George Washington (GWU).
“Koronavirusi krijon dëme afatgjatë dhe me të vërtetë mund të ndikojë në aftësinë e dikujt për të marrë frymë,” shpjegoi Mortman.
Koronavirusi lëviz nga trakti i sipërm respirator – hunda, goja, fyti dhe pjesa e sipërme e mushkërive-poshtë në shtrirjet më të thella të mushkërive.
Pneumonia është inflamacioni i kësaj zone të poshtme të mushkërive. Alveolat, qese ajri përgjegjëse për shkëmbimin e dyoksidit të karbonit dhe oksigjenit, mund të mbushen me lëng ose qelb, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen.
Sipas të dhënave nga Kina, një në pesë pacientë me COVID-19 mund të jetë mjaft i sëmurë për të pasur nevojë për ndërhyrje mjekëso re. Për simptomat e tjera të egra, ilaçi më i mirë mund të jetë ibuprofen dhe paracetamoli, pasi kjo kontrollon ethe dhe dhimbje.
Për të ndihmuar në rindërtimin e sistemit imunitar pas virusit, ekspertët rekomandojnë antioksidues të cilët mund të merren nga një shumëllojshmëri e ushqimeve, të tilla si manaferrat, hudhrat dhe qepët.
Të tjera
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...