Krasniqi: SHBA’ja demantoi Kurtin se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime territoresh
Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 26 March 2020
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh.
Krasniqi, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka gënjyer në Kuvend se po rrëzohet nga posti shkaku i “një marrëveshje të fshehtë” Kosovë-Serbi.
” Tani, më thuani, a po rren Albini, a po rren Amerika? Nëse duhet zgjedhur mes këtyre, secili shqiptar do të duhej t’i besonte Amerikës para cilitdo politikan, e le më Albinit”, është shprehur Krasniqi.
Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:
Dje, në seancën e shkarkimit të tij, Albin Kurti disa herë gënjeu se po hiqej nga pozita e Kryeministrit sepse po e parandalonte një “marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë” dhe për këtë i akuzoi thuaja direkt SHBA-të dhe të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, z. Richard Grenell.
Kështu, në njërën anë i hidhte benzinë zjarrit anti-amerikan që e ka ndezur tash e sa vite në opinion tonë publik dhe në anën tjetër tentonte të shtirej sikur një “shpëtimtar” i Kosovës nga konspiracioni amerikan, i imagjinuar prej tij, kundër shtetit tonë.
Po të mos ishte shumë i rrezikshëm ky narracion, për shkak të njerëzve të shumtë që ende i besojnë, do të ishte vetëm qesharak dhe do të merionte tallje e asgjë më shumë.
Por, ja që rrena e të shkarkuarit të djeshëm nuk zgjati as 24 orë të plota. Sot, në një Deklaratë të përbashkët të përfaqësuesëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, konkretisht z. Richard Grenell, z. Matthew Palmer dhe Ambasadorit Philip Kosnett, thuhet “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Sebisë, siç kanë spekuluar disa”.
Tani, më thuani, a po rren Albini, a po rren Amerika? Nëse duhet zgjedhur mes këtyre, secili shqiptar do të duhej t’i besonte Amerikës para cilitdo politikan, e le më Albinit.
Pra, edhe këtu doli i zhveshur Kryeministri i shkarkuar. Si spekulant dhe si mashtrues, që nuk i kursen as miqtë e partnerët më të rëndësishëm të popullit tonë, kur është në pyetje interesi i tij personal dhe etja e tij e pashuar për pushtet.
Ashtu siç gënjeu dje për këtë “marrëveshje” imagjinare, ashtu ka gënjyer e do të gënjejë, për aq kohë sa ka njerëz që do të bien pre e mashtrimeve dhe manipulimeve të tij. Askush më mirë se Albini nuk do të duhej ta kuptonte thënien e urtë popullore: “Rrena i ka kambët e shkurta”.
Por, ai aq shumë ka gënjyer e ka mashtruar prej që është në jetën publike dhe ende ka të tillë që vazhdojnë t’i besojnë.
Sidoqoftë, me kohë ai do mbetet i vetëm, me një rreth të vogël besimtarësh dhe në botën e tij imagjinare të konspiracioneve, ku edhe mund t’ia jap vetes ndonjë rol të rëndësishëm, që në jetën reale nuk e ka.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...