Lajme

Maliqi: Kurti po realizon grushtet bolshevik

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 24 Mars 2020

Analisti poltik, Shkelzen Maliqi ka thënë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve mund të merret vetëm nga Kuvendi.

Maliqi në profilin e tij në FB ka shkruar se kryeministrit Albin Kurti me këtë vendim duke e shfrytëzuar pandemin e koronavirusit po realizon grushtet bolshevik.

“Qeveria e përgjysmuar e LV nuk propozon por merr “vendimin” e urëgjences, masën e kufizimit të lëvizjes, që mund të merret vetëm nga Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave. Kjo i bjen se Kurti po realizon grushtet bolshevik në mënyrë antikushtetuese duke e shfrytezuar përhapjen e pandemisë për cka ka edhe vetë faj sepse pengoi shpalljen rregullare të gjendjes së jashtëzakonshme një javë më parë”, ka shkruar analisti Maliqi.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy