Sport

“Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!”

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 27 February 2020

E lëvdonte kur e kishte kundërshtar, ato tani vazhdojnë të shtohen ditë pas dite edhe më shumë pasi po e shikon çdo ditë në stërvitje dhe ndeshje Leo Messin.

Futbollisti më i ri i Barcelonës, Martin Braithwaite duket se është i mahnitur që në  fillim të aventurës së tij tek ekipi i ri.

Danezi debutoi në ndeshjen me Eibar javën e shkuar dhe pas takimit u shpreh se fanellën që mbante të veshur nuk do ta lante kurrë, pasi e kishte përqafuar Messi.

-Advertisement-

Për të konfirmuar admirimin e tij ndaj Messit, Braithwaite ka folur edhe në intervistën e dhënë së fundmi për klubin katalanas, ku është shprehur: “Nëse futbolli do të ishte fe, Messi do të ishte Zoti!”.

Sulmuesi danez duket se e ka si idhull “La Pulgan” dhe shpreson që të gjejë gjuhë të përbashkët me 10-shin e Barcelonës, pasi në këtë mënyrë, do ta kishte më të lehtë për t’u ambientuar dhe gjithashtu për të shënuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera