Fokus

Kush është Agim Veliu, ministri i Policisë në Qeverinë Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 04 February 2020

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, në Qeverinë Kurti do të udhëheqë me ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kështu, Veliu do të duhet të largohet nga posti i kryetarit të Podujevës, gjë që do ta dërgoi këtë komunë në zgjedhje të parakohshme, shkruan gazeta inFokus.

Por, kush është Veliu, që do të udhëheqë një nga dikasteret kryesore në vend?

-Advertisement-

Veliu lindi më 25 korrik të vitit 1960 në fshatin Bradash të Podujevës, shkruan gazeta inFokus.

Me profesion është jurist ndërsa ka njohuri në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbokroatisht.

Agim Veliu është një nga themeluesit e Degës së LDK-së në Podujevë, derisa që nga viti 1990 ishte në poste udhëheqëse të Degës së LDK-së.

Në vitin 1998 u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 u bë zëvendëskryestar i bordit Administrativ.

Nga viti 2000 e deri në vitin 2004 ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Podujevës, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa që nga ajo kohë e deri në vitin 2007 kishte postin e parë ministror si shef i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Një vit më vonë, Veliu u zgjedh deputet në Kuvendi ne Kosovës, ndërsa kryetar i Komunës së Podujevës u zgjedh dy herë radhazi, shkruan gazeta inFokus.

Njëherë në vitin 2010 e njëherë në vitin 2014, ndërsa mbajti postin edhe të kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera