Deputeti i LDK-së që iu zbeh ditëlindja prej kur vdiq Rugova
Autori: Halil Berisha 10:04 | 21 January 2020
Ibrahim Rugova, ishte kryetar dhe themelues i LDK-së.
Por, veç këtyre, Rugova ishte edhe President i Kosovës, kur shteti ende nuk kishte deklaruar pavarësinë, shkruan gazeta inFokus.
Në fakt, Ibrahim Rugova, asnjëherë nuk e priti këtë ditë, pasi vdiq dy vite para shpalljes së pavarësisë, më 21 janar 2006.
E tash çdo vit në këtë ditë, shumë qytetarë përkujtojnë atë, e sidomos anëtarët e LDK-së.
Por, ditë më të veçantë se krejt këta e ka deputeti i partisë së Ibrahim Rugovës, Haxhi Avdyli.
Kjo pasi dita e vdekjes së Rugovës, 21 janari është edhe dita e lindjes së Haxhi Avdylit, shkruan gazeta inFokus.
Haxhi Avdyli në një intervistë për Gazetën inFokus tregon se që nga ajo kohë, atij, i ndryshoi edhe festa.
“Ditëlindja është një moment i mirë personal kur familja e rrethi e shoqëria shpeshherë ta urojnë, besa kanë dëshirë edhe të festojnë me juve, po fatkeqësisht unë nuk ndihem mirë që Presidenti Rugova ka vdekur bash në ditëlindjen time edhe shpeshherë edhe tash e 14 vjet nuk postoj nuk festoj ashtu publikisht ndonjëherë ndonjë festim kështu diskret, në njëfarë mënyrë më duket sikur më ka hendikepu që edhe me festu ose ndonjëherë me postu dikush ndonjë foto nga ndonjë kafe ose ndonjë tortë të prerë atë ditë më hendikepon sepse më duket sikur është një moment kur na duhet pak me si me thënë me përkujtu ose me ndje dhimbje e më pak me festu”, ka thënë Avdyli.
Tutje, deputeti i LDK-së po thotë që për të shumë më shumë ka prioritet përkujtimi ndaj Presidentit historik se sa festimi i ditëlindjës së tij, shkruan gazeta inFokus.
“Për mu prioritet ka më shumë këtë ditë me ja kushtu si nderim veprës e jetës së Presidentit Rugova se sa vet të festoj ditëlindjen, kështu që kjo më shumë tash është shndërrua në një lloj ditëlindje familjare të vogël, me familjen time të ngushtë se sa si kisha pas dëshirë të jem me shoqëri ose bashkëpunëtor e rrethin tim me festu”, ka thënë Avdyli.
E ditëlindja më e rëndë për Avdylin ishte ajo e vitit 2006.
“Dita e vdekjes ishte një moment shokues për të gjithë ne edhe pse ne e kemi ditur që ishte sëmurë me një sëmundje të rëndë por ishte moment shokues të cilin e kemi përjetu rëndë edhe në një farë mënyrë sikur ka lënë një zbrazëti të madhe tek të gjithë ne edhe ka kriju një lloj paqartësie edhe një lloj si me thënë faktikisht sikur kur të vdes një anëtarë i familjes edhe në njëfarë mënyrë po dëshmohet sot e kësaj dite që vdekja e tij ka lënë hapësirë”.
Ndërsa, deputeti i LDK-së krejt këto fjalë i bazon në atë që Rugova ka bërë për Kosovën.
Madje thotë që mungesa e tij, po vërehet edhe tash e këto ditë, kur situata është shumë më e lehtë, por që problemet brenda vet shtetit e dallimet po janë të mëdha.
Andaj, Avdyli bën thirrje që edhe në këtë kohë kur vendi po është pa qeveri shkaku i telasheve në arritjen e marrëveshjes në mes të LDK-së e Vetëvendosjes, të merret shembull Ibrahim Rugova e kompromiset që ai i bëri në kohë edhe më të vështira, shkruan gazeta inFokus.
“Ky njeri i kompromiseve të mëdha, ky njeri i marrëveshjeve, ky njeri i urtë i historisë tonë më të re që ka kontribu shumë për çështjen e Kosovës si në ndërkombëtarizimin e çështjeve, krijimin e miqësive, qe veç analizoje në kohën kur ne nuk kemi asnjë konflikt kemi kaq dallime kaq konflikte njëra parti me tjetrën paramendoni në çfarë kohe ka vepru Presidenti Rugova edhe ka ditë edhe ne atë kohë kur ka pas konflikt, kur ka pas tension ekstrem edhe ka ditë me gjet urti e ka kriju, ka ditë me zgjat doren e me kriju zgjidhje edhe brenda politikes pas lufte kjo tregon çfarë njeriu i madh ka qenë, mendoj që virtyti i tij i mungon sot politikës e mendoj që shpeshherë ne duhet të mësojmë nga jeta e vepra e tij për shumë gjëra e të gjejmë kurajon që ndonjëherë ta tejkalojmë veten siç ka ditë ai ta tejkaloj vetën me marrëveshjet e ndryshme politike për hirë të Kosovës duke e tejkalua edhe ndoshta edhe presionin brenda në LDK për lëshimet te tij që i ka ba p.sh për dhëniet e posteve të ndryshme sikur Kryeministri, por i ka tejkalu edhe ato presione vetëm e vetëm që Kosova të mos bllokohet e të ecim përpara, e ky është mesazhi që Kosovës i duhet një vepër e tij që të ecim përpara e mos të bllokohemi ne si shtet edhe me pas pasoja qytetari”, ka thënë Avdyli./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...