Sport

Largimi nga Liverpooli? Zbulohet arsyeja e mungesës së Xherdan Shaqirit në derbi

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 19 January 2020

 

==Kanë mbetur edhe pak minuta deri te fillimi i ndeshjes derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Për këtë ndeshje, Xherdan Shaqiri nuk është as në bankën rezervë.

-Advertisement-

Pas publikimit të formacionit startues të Liverpoolit, kur u pa mungesa e Shaqirit, u tha se gjilanasi nuk u ftua për shkak të negociatave për t’u larguar nga klubi.

Image

Megjithatë, duket se kjo nuk qëndron.

Gazetari i mirënjohur anglez, David Lynch, i afërt me Liverpoolin, ka bërë me dije se Shaqiri ka pësuar një lëndim.

“Më kanë treguar se Xherdan Shaqiri mungon shkaku i një lëndimi të lehtë. Nuk ka asgjë të bëjë me të ardhmen e tij”, ka shkruar gazetari i ‘Evening Standard’ në ‘Twitter’./Zëri.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera