Nagavci : Do të angazhohemi që në seancën e radhës ta formojmë qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 18 January 2020
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor po konsiderohet si arsye e mjaftueshme për t’u funksionalizuar me komisione parlamentare dhe seanca plenare, përkundër ngecjeve në formimin e qeverisë. Udhëkryqi në të cilin gjendet Kosova me mungesë të buxhetit për vitit 2020, ka sjell kundërthënie mes atyre se a mundet, apo jo legjislatura e re të nis me punën duke mos pasur ekzekutivin e ri pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
Se mund të ketë seanca të jashtëzakonshme, pa pasur Qeveri të re, nuk e mohon as nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Nagavci në një prononcim për KosovaPress, shpreson që seanca e radhës që mbahet të jetë për formimin e qeverisë, por thotë se si kryesia e re do të veprojnë sipas rregullores së Kuvendit.
Por kategorik kundër kësaj mundësie është ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili thotë ndër të tjera se projektbuxheti i vitit 2020 nuk mund të votohet pa u themeluar Qeveria e re.
Se me konstituimin e kuvendit janë hapur mundësitë që të ketë një seancë plenare, edhe pa u formuar Qeveria e re, e thotë Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Ajo u shpreh për KosovaPress, se për ndonjë seancë të jashtëzakonshme plenare, barra i bie deputetëve të rinj, të cilët pasi të formohen komisionet parlamentare mund të draftojnë dhe procedojnë në kuvend për të miratuar.
Ndërsa, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu tha se legjislatura e shtatë nuk mund të funksionalizohet plotësisht, pa formimin e qeverisë së re.
Edhe pse kanë kaluar mbi 100 ditë prej zgjedhjeve të 6 tetorit, partia fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, bashkë me partinë e dytë, Lidhjen Demokratike. Kjo pasi në negociatat mes tyre janë shfaqur dallimet rreth ndarjes së pushtetit.
Të tjera
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...
-
Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...