LDK-ja e ndarë, ambasadori amerikan i kërkon krijim të shpejtë të Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 14 January 2020
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Philip Kosnett, i është kthyer turit të takimeve me zyrtarë të partive që po negociojnë koalicionin e ardhshëm qeverisës, pas bllokadave për finalizimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.
Derisa ka munguar një takim mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, zyrtarë të dy subjekteve ia kanë hedhur topin njëra-tjetrës për mungesën e zgjidhjes që do t’i hapte rrugë marrëveshjes. Anash nuk ka qëndruar as presidenti Thaçi, i cili ka paralajmëruar të ndërmarrë veprime kushtetuese nëse vonohet propozimi i mandatarit. Por shkresat e presidentit Lëvizja Vetëvendosje i ka kualifikuar si presion përmes paragjykimit të procesit politik për formimin e Qeverisë.
Ambasadori i shtetit më të fuqishëm në Kosovë, Philip Kosnett, të hënën i ka shkuar në zyrë kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Derisa ambasadori nuk është deklaruar për media, sipas njoftimit zyrtar të LDK-së, ai ka kërkuar nga udhëheqësit krijimin sa më të shpejtë të Qeverisë dhe përmbushjen e mandatit të votuesve.
Ndërkaq kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili shoqërohej nga nënkryetarët Vjosa Osmani, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri, e ka njoftuar diplomatin amerikan për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Por edhe pas takimeve me ambasadorin e ShBA-së dhe ish-ambasadorin e OSBE-së, Wiliam Walker, zyrtarë të LDK-së nuk kanë dhënë shenja për arritjen e marrëveshjes. Sipas tyre, topi është në anën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Zgjidhjen për situatën e bën VV-ja, jo na”, ka thënë shkurt Mustafa, pas takimit me Kosnettin.
Të njëjtën e ka përsëritur edhe zëvendësi i tij, Agim Veliu, teksa ka folur edhe për ofertën e Kurtit.
“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosje. Një zgjidhje që është funksionale për të dyja palët, derisa ta marrim zgjedhjen po presim. Përgjegjësia është e atyre që të ofrojë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Nuk po flas as për ofertën e Kurtit, sepse ne nuk i kemi shqyrtuar në organet tona”, ka thënë Veliu.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...