Lajme

“Shteti Islamik” në Irak: Militantët secilën herë më të fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 23 December 2019

I ashtuquajturi Shteti Islamik, u luftua nga shumë vende perëndimore, derisa në fund të tetorit iu vra edhe shefi, Abu Bakr-al Baghdadi.

Kështu u fol që kjo organizatë terroriste, tanimë është mposhtur, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, kjo po del të mos ketë qenë komplet e vërtetë.

-Advertisement-

Tani, po rriten indikacione që Shteti Islamik po riorganizohet në Irak.

Zyrtarë të inteligjencave perëndimore dhe kurdë i kanë thënë BBC-së se prezenca e luftëtarëve të shtetit islamik në irak është rritur me të madhe derisa edhe sulmet po shpeshtohen, shkruan gazeta inFokus.

Tani sipas këtyre raporteve militantët po bëhen më të aftë e më të rrezikshëm se al-Qaeda.

“Ata tashmë kanë teknika më të mira, taktika më të sakta e shumë më shumë para, ata tash janë të aftë të blejnë vetura, armë e pajisje të ndryshme. Kanë teknologji shumë të avancuar, janë si al-Qaeda në steroide”, ka thënë Lahur Talabany, zyrtar i lartë kurd i anti-terrorizmit.

Kujtojmë se mënjeherë pas vrasjes së shefit al-Baghdadi, DAESH e shpalli kryetar të organizatës terroriste, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera