Rukiqi vizitë në “HIB Petrol”: Patriotizmi më i madh për vendin, të paguhen taksat
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 20 Dhjetor 2019
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në kuadër të vizitave në kompanitë të cilat kanë dhënë kontribut në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, sot u ndal te një nga tatimpaguesit më të mëdhenj – “HIB Petrol”. Ai u prit nga pronari i kësaj kompanie, Ibrahim Bucaliu.
Rukiqi tha se kjo kompani jep kontribut të madh për buxhetin e shtetit. Kreu i OEK-ut theksoi se patriotizmi më i madh për vendin është që të paguhen taksat.“Nuk është vizitë pa arsye. Arsyeja është shumë specifike: HIB është kompania me kontributin më të madh në buxhet të shtetit. Edhe këtë vit por edhe në periudhën e lirisë së vendit, pra një kompani me kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit. E kam theksuar edhe më herët se forma moderne e patriotizmit është me pagu taksa edhe me shku çdoherë duke e rritur kontributin, krahas rritjes së performancës në biznes”, u shpreh Rukiqi.
“Kompania ‘HIB Petrol’ e ka kuptuar rëndësinë e kontributit për vendin, duke punuar, duke sofistikuar dhe duke u ofruar shërbime moderne, qoftë këtë pjesën ku ka filluar e naftës apo edhe në shumë investime tjera që i ka bërë në vend. Dhe kjo është më e pakta që ne bëjmë, të vijmë dhe ta vlerësojmë këtë kompani për fundvit – kompaninë me kontributin më të madh në buxhetin e shtetit”.Rukiqi ka premtuar se përkrahja e Odës për kompanitë vendore do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
E pronari i “HIB Petrol”, Ibrahim Bucaliu, tha se është mirënjohës për bashkëpunimin që kanë me OEK-un.“Faleminderit që keni ardhur këtë fundvit. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin që kemi me Odën Ekonomike të Kosovës. Shpresoj që edhe vitin e ardhshëm do të kemi bashkëpunim edhe më të fortë edhe zëri i Odës dëgjohet edhe atje ku nuk është dëgjuar”.“
‘HIB Petrol’ ka arritur edhe këtë vit të jetë taksapagues më i madh në Kosovë, sikurse dhjetë vite më herët edhe besoj edhe në vitet e ardhshme të mbesim të njëjtit”, tha Bucaliu për Ekonomia Online.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































