Lajme

Ekskluzive: Detaje si ndodhi plagosja e zyrtarëve të Telekomit në ndejën e fundvitit

Autori: Halil Berisha 14:13 | 20 Dhjetor 2019

Ndeja e fundvitit për Telekomin nuk shkoi siç duhet.

Aty pati kacafytje madje edhe të shtëna me armë, derisa një person mbeti i plagosur, shkruan gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ka biseduar me një dëshmitare e cila ishte në vendin e ngjarjes, dhe e cila në kushte anonimiteti ka treguar rastin se si ka ndodhur dhe si ka ardhur deri tek përleshja.

-Advertisement-

Sipas saj një nga arsyet e përleshjes ishin provokimet por edhe konsumimi i alkoolit.

“Arsim Ramadani fillimisht ka filluar të provokoj shumë, tani ka marrë turr me i ra Beratit, Berat Gashit. Në atë moment Shaban Ramaj u qu edhe ja ka marrë alltinë Beratit që mos me eskalu situata më shumë. Po nuk e ka ditë që alltija e ka plumbin në cevë edhe tani i shkrepi edhe e ka plagos veten. Menjëherë pastaj e kanë marrë Shabanin edhe e kanë qu në spital”, ka thënë kjo dëshmitare.

Arsim Ramadani e Shaban Ramaj janë të dy zëvendësdrejtorë të Departamentit të Logjistikës në Telekomin e Kosovës./Gazeta inFokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy