Mjekët pezullojnë grevën
Autori: Gazeta inFokus
15:32 | 16 Dhjetor 2019
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues në të cilën është diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e grevës së përgjithshme dhe veprimet sindikale pas saj.
Pas raportimit nga ana e Këshillit Qendror Grevist të FSSHK-së u konstatua se greva e përgjithshme e mbajtur më 13 dhjetor në të gjitha institucionet shëndetësore të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor ka kaluar me sukses dhe pa asnjë ekses të cilin vlen ta përmendim, përveç në disa raste të cilat janë bërë publike gjatë ditës së grevës.
Anëtarët e Këshillit Drejtues diskutuan edhe për hapat e mëtutjeshëm të cilat pasojnë pas grevës, ku njëzëri vendosën që të pezullojnë grevën deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.
Gjithashtu anëtarët e këshillit drejtues morën vendim që të ndërmarrin të gjitha hapat ligjor në pajtim me legjislacionin pozitiv të vendit si dhe duke i konsultuar edhe instancat vendore dhe ndërkombëtare me qëllim të përshpejtimit të vendimit brenda afatit ligjor kushtetues të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Pagave.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë punëtorëve shëndetësorë pa dallim, unitet të plotë, t’ju shmangen manipulimeve politike gjatë këtij procesi duke e ritheksuar se ne mbrojmë parimin institucional të vendimeve dhe se FSSHK në asnjë rrethanë nuk interferon në Gjykatën Kushtetuese të vendit apo të vendimeve të saj, por fuqishëm besojmë se duke i parë rrethanat e krijuara do të marrë vendim në favor të punësuarve të pakënaqur respektivisht punëtorëve shëndetësorë”, thuhet në komunikatën e FSSHK-së.
Ata kanë falënderuar popullin për respektimin e grevës, njëherit kanë kujtuar se beteja mund të jetë humbur, por jo edhe lufta.

T� tjera
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...


































