Edhe 20 persona gjenden nën rrënoja
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 27 November 2019
Edhe 20 persona raportohet se janë nën rrënoja pas tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.
Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako në një intervistë për emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se tërmeti që ra në Durrës, ishte me pasoja shkatërrimtare.
Çako dha edhe shifra. Ai tha se zyrtarisht 30 qytetarë kanë ndërruar jetë, ndërsa 20 të tjerë janë nën rrënoja.
“Sikurse dihet se të gjithë shqiptarët janë në ankth që mëngjesit të djeshëm për shkak të një tërmeti të fuqishëm.
Kemi kaluar disa tërmete këtë vit, për fat të keq të vendit tonë. Për fat të mirë, më parë nuk kemi pasur humbje të jetë të njerëzve.
Kemi disa objekte të rrënuara totalisht dhe kemi 30 qytetarë që kanë humbur jetën. Nga këta 14 janë humbur jetën në Durrës, 15 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Sa kemi informacion, së paku 20 vetë janë nën rrënoja. Grupet e kërkim –shpëtimit janë të kualifikuar dhe ato çdo veprim e kryejnë në kushtet e bindjes se personi është ende gjallë.
Në këto kushte, të shpresojmë sadopak”, tha Çako.
Në lidhje me ndërtimet e vjetra, Haki Çako u shpreh se qeveria ka nxjerrë një ligj për të shpallur se cilat ndërtime janë të banueshme e cilat të pabanueshme.
“Dëmet janë të konsiderueshme dhe ndaj u shpall Gjendja e Jashtëzakonshme. Strukturat tona kanë qenë në këmbë që në orët e para të tërmetit. Mund të them me bindje të plotë se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile në vend janë në një operim shumë korrekt.
Nuk ka fakte ose një akt në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që një pallat është i pabanueshëm. Kuptohet se pallatet bëheshin me punë vullnetare dhe lënë për të dëshiruar.
Pas këtij tërmeti me pasoja të rënda, del e domosdoshme për të parë se cilat struktura nuk janë më të pabanueshme dhe ndaj kemi nxjerrë ligj për të klasifikuar nëse një objekt ose godinë është e banueshme ose jo”, deklaroi Çako.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...