Rexhep Selimi trondit me deklaratën: Komunikatën 59 kundër Gani Gecit e ka shkruar Hashim Thaçi
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 27 November 2019
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, si asnjë herë më parë ka folur për ngjarje të rënda të ndodhura gjatë periudhës së luftës së UÇK-së.
Selimi ka thënë se vrasjet e pasluftës janë bërë në atë mënyrë që të mos mund të zbardhen.
Ai ka thënë se zbardhja e një vrasjeje të pasluftës do të zbardhte në mënyrë zinxhirore të gjitha rastet e tjera të vrasjeve të pasluftës.
I pyetur për rolin e tij në cilësinë e ministrit të Rendit Publik në kohën e Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit, Selimi thotë se nuk ka pasur asnjë kompetencë të sigurisë.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se mban përgjegjësi vetëm për objektivat që ka pasur UÇK-ja gjatë luftës.
“Unë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e cilitdo individë për veprimet e tyre në emër të UÇK-së”.
Selimi ka thënë se “nuk do t’ia kthejë shpinën telasheve që ka UÇK-ja”, por thotë se shkruaja e komunikatave nuk ka qenë punë e tij.
“Po dalin fakte të reja se komunikatat e UÇK-së janë shkruar nga ‘banhofi’”.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka thënë se Komunikatën numër 59 e ka shkruar Hashim Thaçi.
“Komunikatën numër 59 e ka hartuar dhe lëshuar Hashim Thaçi”.
Selimi ka thënë se Hashim Thaçi kur është pyetur për këtë komunikatë më mirë është dashur të heshtë se sa të drejtojë përgjegjësinë të dikush tjetër.
Në komunikatën me numër 59 e lëshuar në kohën e luftës, ndër të tjera thuhej: “Abedin Rexha u vra nga kolaboracionisti me damkë Gani Geci, i lindur në Llaushë, i cili edhe më herët e edhe gjatë ofensivës së fundit serbe, është parë i maskuar duke i prirë policisë serbe në masakrat që u kryen mbi popullin civil të Drenicës”, ka thënë Selimi në TV Dukagjini.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...