KEDS pjesë e rëndësishme e konferencës së CIGRE
Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 08 November 2019
Drejtori Gjeneral i KEDS-it, Alper Erbas është nderuar me mirënjohje nga ana e një prej organizatave më prestigjioze në botë të Sistemeve Elektroenergjetike, CIGRE. Kjo u bë gjatë fillimit të punimeve të komitetit të CIGRE Kosova, që po zhvillohet këto ditë në Prishtinë.
“Jam krenar që si inxhinier dhe drejtues i KEDS-it jam pjesë e konfrenecës së parë të CIGRE-s në Kosovë”, tha Erbas pas pranimit të mirënjohjes.
Konferenca e pare e CIGRE-s në Kosovë ka filluar dje me 6 dhe do të zgjasë deri me 9 nëntor 2019. Pjesë e saj janë edhe kompani prestigjioze botërore, përderisa KEDS është sponsori artë.
Drejtori komercial i KESCO, Z. Hasan Gokalp Cinbis ka folur rreth cmimeve të energjisë elektirke dhe punëve që po bën KEDS/KESCO për adoptimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë.
“Kosova ka nevojë për më shumë investime të huaja për të zhilluar ekonominë dhe për të krijuar vende të reja pune. Cmimet e rregulluara te tarifaveve, statistikisht janë më të lirat në Evropë dhe padyshim cmimet e energjisë elektrike janë parametra shume të rëndësishëm për investitorët. Mekanizmat tradicional duhet të jenë të dizajnuar për perfshierje brenda vetes edhe burimet e ripërtritshme në ate mënyrë që edhe konsumatorët jo-shtëpiak të mbrohen nga rritjet e paparashikueshme të energjisë elektrike”, tha Cinbis.
Një prezantim detaj të të arriturave gjashtë vjecare të KEDS-it prej fillimit të operimeve në Kosovë, në emër të kompanisë e ka bërë Iliriana Hajdari.
“Investimet e realizuara nga KEDS prej viti 2013 deri në fund të këtij viti arrijnë në 147 milionë euro. Humbjet janë zvogëluar nga 32 për qind në 19 për qind. Këto të arritura të mëdha, por jo të vetmet”, tha Hajdari.
“Qytetarët kanë përmirësim sa i përket ndërperjeve në indekset matje në kohëzgjatje dhe numër të ndërprerjeve të ndërprerjeve me 10 për qind në vit. Punët e mira kanë rezultuar me rritjen e kënashmërisë së . Ankesat kanë rënë në një periudhë kaq të shkurtër me 63 për qind. Pra, KEDS po tregon kujdes të madh ndaj konsumatorëve, ndaj komunitetit dhe ndaj punëtorëve të vet. Të dhënat janë inkurajuese dhe na japin forcë që të vazhdojnë tutje”, tha Hajdari, e cila aktualisht mban pozitën e drejtoreshës për konsumatorë në KESCO.
Gjate sesionit plenar të mbajtur në Konfernecën e parë të CIGRE nga KEDS janë paraqitur edhe të dhënat për sigurinë e furnizimit me energji elektrike, janë diskutuar investimet e bëra nga viti 2013 dhe me theks te veçante mbështetjen për Burimet e Ripërtëritshme të Eenergjisë (BRE) në të kaluarën dhe mundësinë e ofrimit te kyqjeve për të gjitha kërkesat për BRE në proces dhe atyre në vazhdim për te cilat do të mund të adresohen në KEDS, të cilën e ka bërë Z. Sabri Tërnava, Drejtor për Konsumator i KEDS-it.
Ai ka konfirmuar gatishmërinë e kompanisë për mbështetjen e BRE dhe ofrimin e kushteve sa me optimale për kyqje. Në aspektin e gjeneratorëve për vet-konsum ai në emër të KEDS ka prezantuar sfidat ne ofrimin e zgjidhjeve teknike për kyqje të tyre kundrejt numrit të madh të kërkesave të cilat gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje.
Të tjera
-
Bislimi takon dy deputetë zviceranë dhe kryetarin e Këshillit Nacional, flasin për Kosovën në KiE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është takuar me deputetët zvic...
-
Nënshkruhet tenderi 1.7 milionësh për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë tenderin për zgjerimin e rrugës nga Ura ...
-
Nderohen Albright dhe ushtarët e vrarë gjatë bombardimeve, Osmani: Do të jetojnë përherë në zemrën e çdo qytetari
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë të martën në ceremoninë e...
-
“Jo me 100 euro me dal në pension”, “Qeveri realizo kërkesat tona..” me këto parulla nisë protesta e SBASHK-ut drejt qeverisë
Tashmë ka nisur protesta e paralajmëruar e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe...
-
Von Cramon kërkon nga BE-ja ta përzë Serbinë: S’ka më para të Evropës, e as pako të zgjerimit për të
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon përmes një ...
-
Shtatë raste të dhu*ës në familje vetëm për një ditë në Kosovë
Për vetëm 24 orë, Policia e Kosovës ka raportuar për 7 raste të dhunës në fam...
-
Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-k...
-
Vulin i sanksionuar nga SHBA, pjesë e qeverisë së Serbisë, reagon DASH
Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur i zhgënjyer me emrat e propozu...
-
Afro 100 punëtorë të lënduar këtë vit: Sigurimi shëndetësor në sirtar
Vesel Zhinopotoku, nga Inspektorati i Punës, thotë për Radion Evropa e Lirë s...
-
Vra*ja në Skenderaj, eksperti thotë se i akuzuari s’ka pasur tronditje mendore në ditën kritike
Psikiatri Ajet Bunjaku në cilësinë e ekspertit, të martën në Gjykatën Themelo...
-
Humb jetën në mënyrë tragjike mergimtari nga Vushtrria
Një mërgimtar nga Vushtrria ka ndërruar jetë tragjikisht para dy dite në Gjer...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me vranësira dhe reshje të pakta pasdite
Rrymat e ngrohta subtropikale po dobësohen për shkak të një qendre ciklonike ...