Lajme

Në Kosovë ditë pushimi, në Hagë vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 01 May 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi po vazhdon përkundër që sot në Kosovë është ditë pushimi, shkruan Gazeta Infokus.

Që nga fillimi, Gjykata Speciale nuk ka respektuar shumicën e festave zyrtare të Republikës së Kosovës. Madje, në disa raste as Pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Që nga pasditja e së martës, dëshminë e tij e ka nisur dëshmitari i 60-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse, me dëshminë e cila në tërësi do të jetë e mbyllur për publikun. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera