Lajme

Macron: Nëse poshtërohet Shqipëria – destabilizohet rajoni, ka shqiptarë kudo

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 07 November 2019

Presidenti francez Emmanuel Macron, tha në një intervistë për “The Economist” se, nëse nuk i hapet dera Shqipërisë për në BE, kjo do të shkaktojë një traumë të tmerrshme në rajon.

“Nëse poshtëroni Shqipërinë, do të destabilizoni rajonin në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Presidenti francez Emanuel Macron, tha për “The Economist” se shumica e vendeve ishin në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut, por gati gjysma e tyre ishin kundër hapjes për Shqipërinë. Macron tha se ky ishte një gabim fatal dhe poshtërimi i Shqipërisë çon në destabilizim të rajonit në mënyrë të vazhdueshme. Ai akuzoi vendet e tjera anëtare të BE-së se po fshihen pas vetos franceze, duke thënë se ato kishin dhënë miratimin ishte vetëm për Shkupin.

-Advertisement-

“Pyetini këto vende nëse duan të hapin negociatat me Shqipërinë. Gjysma do t’ju thonë jo. Ata duan të nisin bisedimet vetëm me Maqedoninë e Veriut. Shumica e shteteve anëtare ishin në favor të hapjes së negociatave me Maqedoninë Veriore, por pothuajse gjysma ishin kundër negociatave me Shqipërinë” tha Macron në intervistë.

Por shkëputja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, sipas tij, do të ishte një gabim fatal.

“Realiteti është që nëse nuk hap negociatat me Shqipërinë krijon një traumë të tmerrshme në rajon. Komunitetet shqipfolëse janë kudo në rajon. Nëse poshtërojmë Shqipërinë, do të destabilizojmë rajonin përgjithmonë”, ka deklaruar presidenti francez.

Në intervistën për revistën britanike, Macron thotë se ai do të japë dritën jeshile për negociatat me të dy vendet, vetëm nëse bëhen reforma në muajt e ardhshëm, dhe Shkupi dhe Tirana përfundojnë disa reformat e mëtejshme.

“Prandaj, besoj se, së pari, ne duhet të reformojmë procedurat e anëtarësimit, ato nuk janë më adekuate. Ato nuk janë strategjike. Ata nuk janë as politike, janë tepër burokratë dhe nuk të lejojnë të bësh hapa pas nëse një vend ndalon reformat. Së dyti, nëse jeni të shqetësuar për rajonin, çështja e parë nuk është Maqedonia apo Shqipëria, por Bosnja Hercegovina. Ajo është një ‘bombë kohore’ që godet kufirin me Kroacinë”, thotë Macron.

“Së treti, reformat përpara se të hapen negociatat. Nëse Shkupi dhe Tirana bëjmë reforma në muajt e ardhshëm, unë jam i gatshëm të hap negociatat. Nëse këto dy vendeë bëjnë përpjekje shtesë”, i tha presidenti francez “The Economist”.

Shqipëria në BE pas 15 vitesh?

Macron po ashtu se çfarë e motivoi të kundërshtonte anëtarët e tjerë të BE-së në samitin e tetorit në Bruksel. Ai tha se sipas llogarive të vendve të tjera anëtare, Shqipërisë do t’i duhen edhe 15 vite të hyjë në BE.

“Unë u përpoqa të jem konsistent, u thashë liderëve të tjerë ‘kemi një problem’. Ne nuk dimë si të veprojmë me 27 anëtarë, a mendoni se do të jemi më mirë me 30 ose 32? Dhe ata më thanë ‘nëse ne hapim negociatat, Shqipërisë dhe Maqedonisë do t’i duhen 15 vite të bëhet anëtare. Kjo nuk është e vërtetë as për qytetarët tanë, as për ato vende. Unë u thashë atyre të shikojnë se çfarë ndodhi me bashkimin bankar. Pas krizës së vitit 2008 na u deshën 20 vjet për të reformuar. Pra, edhe nëse hapim negociatat tani, ne nuk do të kemi sukses në reformimin e Unionit nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtën shpejtësi”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, zgjidhja është investimi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

“’Le të përpiqemi të ndihmojmë këto vende, të investojmë, t’u themi kompanive tona që të investojnë në masë atje, të japin para për zhvillim, për kulturë, për arsim.

Por thjesht hapja e një procesi burokratik është absurde, ”thotë Macron.

Një nga propozimet kryesore të Macron është integrimi sektorial, që do të thotë se pas mbylljes së një kapitulli, vendi përkatës do futet në sistemin e BE-së në fushën përkatëse në vend se të presë anëtarësim të plotë. Modeli tjetër është modeli norvegjez. Ai parashikon që në vend të anëtarësimit do të ofrohet anëtarësimi në dy institucione kyçe; Bashkimi Europian për Tregtinë e Lirë dhe Zonën Ekonomike Europiane, ku bëjnë pjesë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, që nuk janë anëtarë të BE-së. Diplomatët e Brukselit argumentojnë se Franca insiston që rregullat e reja të pranimit të ndryshohen jo vetëm për vendet që duhet të fillojnë negociatat, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovinën, por edhe për Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë ecur përpara në proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera