Rexhep Hoti shpenzoi mijëra euro për dreka, udhëtime e mëditje (Dokument)
Autori: Doresa Geci
15:29 | 04 November 2019
Për më shumë se një vit, Rexhep Hoti, i ka shpenzuar gati 10 mijë euro për dreka e darka zyrtare, prej kur është emëruar në pozitën e tij si Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim dhe Sport.
Në bazë të të dhënave të cilat Gazeta inFokus i ka siguruar nga Zyra e Kryeministrit, Hoti së bashku me më dy zyrtaret e kabinetit të tij ka shpenzuar brenda kësaj periudhe kohore mbi 40 mijë euro.
Për mëditje, akomodim, drekat zyrtare, kredi kartat, vetëm Rexhep Hoti i ka shpenzuar 30 mijë e 318 euro.
Në bazë të këtij dokumenti zyrtarë për mëditje, ai nga buxheti i Kosovës ka marrë 4 mijë 368 euro, për dreka zyrtare 9 mijë 176 euro, nga kredit karta zyrtare 1 mijë 508. euro dhe për shpenzime tjera të pa specifikuara 3 mijë 815 euro.
Rexhep Hoti u emërua Koordinator Nacional për Kulturë, Arsim me 15 maj 2018 pozitë kjo e re në historinë e qeverive në Kosovë.
Funksioni i pozitës së tij parasheh avantazhe për kryesin e funksionit; sidomos nëse krahasohen avantazhet e një koordinatori nacional me ato të zëvendësministrit. Ai marrë pagë të njëjtë me ministrat e qeverisë.
Para kësaj Hoti u emërua zëvendësministër i pestë në Ministrinë e Kulturës në muajin shkurt të vitit të kaluar. Madje për shkak të numrit të madh të zëvendësministrave, asokohe Ministria e Kulturës nuk posedonte asnjë zyrë për ta sistemuar nënkryetarin e PDK-së. Ai u detyrua ta ndante zyrën me ndonjërin nga kolegët e tij.
Megjithatë, privilegjet iu shtuan me emërimin në pozitën e re të koordinatorit.
Në vendimin për emërimin e tij, theksohet se Koordinatori Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport mund të emërojë deri në tre këshilltarë personal.
Në bazë të dokumenteve në të cilat shihen shpenzimet e kabinetit të tij, dy zyrtaret e kabinetit të Hotit kanë shpenzuar mbi 10 mijë euro për 17 muaj, shkruan Gazeta inFokus.
Sipas këtij dokumenti, këshilltarja e koordinatorit nacional, Arbenita Bungu, në total i ka marrë nga buxheti i shtetit, 8 mijë e 225 euro.
Në këtë çmime përfshihen shpenzimet për akomodime, për bileta dhe shpenzime të tjera, shkruan Gazeta inFokus.
Ndërsa Yllnore Shala nga Kabineti i Hotit për mëditje dhe akomodime ka vjelur buxhetit të vendit mbi 2 mijë euro.
Përves kësaj, zyra e Koordinatorit Rexhep Hoti ka shpenzuar edhe rreth 45 mijë euro për shërbime të shtypjes, të cilat nuk dihet çfarë janë me saktësi, shkruan Gazeta inFokus.
Gjithashtu janë paguar mbi 4 mijë euro për blerje të llaptopëve dhe shpenzimet e telefonit.
Ndërsa për derivate dhe pajisje me inventar janë shpenzuar mbi 7 mijë euro. /Gazeta inFokus/


T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































