Mungon edhe ndaj Valencias, Messi “frikëson” Barcelonën
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 11 September 2019
Do të na duhet të presim edhe disa ditë për të parë përsëri Leo Messin në një fushë. “Ylli” argjentinas nuk do të mund të riaftësohet në kohë për të luajtur të shtunën kundër Valencias në “Camp Nou”, pas pauzës së kampionateve për shkak të ndeshjeve eliminatore të Euro “2020”.
Messi nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit në seancat e fundit dhe prania e tij kundër Valencias tashmë është përjashtuar si mundësi. Lëndimi që pësoi në pulpën e këmbës së djathtë në stërvitjen e parë parasezonale, më 5 gusht, ka rezultuar problematik.
Leo vazhdon të ndjejë dhimbje dhe mjekët janë të mendimit se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos e lejojnë që të kthehet në fushë para kohe, pasi mund dëmtimi mund të përsëritet menjëherë.
Fillimisht, u krijua përshtypja se Messi, do të luante në javën e dytë të La Ligas, kundër Betisit në “Camp Nou”. Evolucioni i tij ishte pozitiv dhe premtues, por dy ditë para ndeshjes u kuptua se nuk duhej rrezikuar. 32-vjeçari nuk udhëtoi për në Pamplona për të luajtur kundër Osasunas.
Messi tashmë pritet të rishfaqet me skuadrën javën e ardhshme. Të hënën, pritet të udhëtojë drejt Gjermanisë për të dhënë kontributin e tij në takimin e parë të fazës së grupeve të Championsit kundër Borussias së Dortmundit.
Gjithsesi, vendimi përfundimtar do të merret pas disa ditësh, kur vetë 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ta ndiejë veten në formë optimale. Të njëjtin problem fizik ka edhe Luiz Suarez, i cili mund të mos grumbullohet nga Valverde as për ndeshjen e radhës me Valencian.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...