Sport

Mësohet data kur Eden Hazard do ta bëjë debutimin në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 21 August 2019

Futbollisti i transferuar në këtë merkato verore, Eden Hazard, ende nuk e ka bërë debutimin e tij në La Liga.

Kjo për shkak se pak para se të fillonte edicioni i ri futbollistik, ai u dëmtua në kofshën e majtë.

Drejtuesit e klubit madrilen nuk raportuan për mungesën e belgut, por sipas informacioneve të ‘AS’ 28 vjeçari do të kthehet në fushën e blertë në datën 14 shtator, ditë kur madrilenët do të presin në shtëpi Levanten.

-Advertisement-

Ish- futbollisti i Chelesat kështu do të jetë gati dhe për ndeshjet e para të Champions League, që do të fillojë në datat (17-18) shtator.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera