Lajme

Hajnat hyjnë në një shkollë në Ferizaj, vjedhin libra dhe një fshesë elektrike

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 30 April 2024

Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si dhe një fshesë elektrike.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e shkollës duke thyer derën e bibliotekës dhe nga aty kanë vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera