Mbi 3 mijë persona të pickuar nga rriqrat
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 July 2019
Numri i të pickuarëve nga rriqrat në Kosovë nga muaji shkurt e deri në fund të qershorit ka arritur në afro 3 mijë raste. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga fundi i qershorit dhe fillimi i korrikut, është shënuar ulje e numrit të të prekurve, ka bërë të ditur për Radio Kosovën zëdhënësja, Era Pireva. Komuna e Malishevës prinë me numri më të madhë të të pickuarëve nga rriqrat me rreth 1 mijë raste.
Fundi i muajit qershor dhe fillimi i korrikut, kanë regjistruar ulje të numrit të të prekurve nga pickimi i rriqrave në Kosovë, ka bërë të ditur për Radio Kosovën zëdhënësja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Era Pireva.
Megjithatë, Pireva ka thënë se nga muaji shkurt deri në korrik numri i pickimeve nga këto insekte ka arritur në mbi 2 mijë e 700, ku prinë komuna e Malishevës me më së shumti të prekur.
“Janë raportuar gjithsej 2748 raste të pickimeve nga rriqrat, numri më i madh i pickimeve është raportuar nga Komuna e Malishevës me 960 raste, Suhareka me 362 raste, Klina 273 raste, Rahoveci 125 Raste dhe komunat tjera me numër më të vogël të rasteve”.
Por, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se megjithë numrin e madh të të prekurve nga rriqrat, gjendja është e qetë dhe se janë duke u marrë të gjitha masat për parandalimin e pickimit nga rriqrat por edhe trajtimin e të prekurve.
“Mobilizimi në QKMF në Malishevë, zgjatja e orarit të laboratorit, trajtimi pak sa më i veçantë i pacientëve që paraqiten me pickim rriqri, kontaktet e vazhdueshme me klinikën infektive dhe faktorët relevant që janë pjesë e Këshillit Ndërministror dhe kështu kësi soji jemi në rrugë të mbarë që edhe vitin e gjashtë ta përfundojmë pa ndonjë fatalitet”.
Megjithatë, të dy këta kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që mos të qëndrojnë gjatë nëpër vende me bari dhe shkurre. Nëse qëndrojnë në këto vende të veshin pantallona të gjata dhe t’i fusin në çorape, të përdorin preparate kundër insekteve nëpër pjesët e zbuluara të trupit dhe në rast se vërejnë rriqrat në trup të paraqiten sa më shpejt në Qendrën më të afërt mjekësore.
Që nga viti 2012 deri më 2014 në Kosovë kanë ndërruar jetë rreth 20 qytetarë si pasojë e pickimit nga rriqrat derisa në gjashtë vitet e fundit nuk ka pas asnjë viktimë nga këto insekte.
Të tjera
-
Çitaku: Kryetari i PDK ka folur me partitë për shpërndarjen e Kuvendit, por VV diçka tjetër thotë, diçka tjetër mendon
Sekretarja e Përgjithshme në PDK, Vlora Çitaku, ka thënë se kryetari i partis...
-
Sami Lushtaku: Gati çdo ditë, në 2 ose 3 të natës shkoj të varret e shokëve
Në 25 vjetorin e rënies së Ilaz Kodrës, bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku k...
-
Abdixhiku në Istog: LDK po merr mbështetje kundër pushtetit popullist, zymtësisë përçarëse e dezintegrimit euroatlantik
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka zhvilluar dy takime son...
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...