Rritet turizmi në Chernobyl si pasojë e famës së serialit
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 10 June 2019
Menjëherë pas përfundimit të serialit “Game of Thrones”, HBO doli me një fenomen të ri që mban emrin “Chernobyl”.
Seriali më i ri i HBO-së – që tregon historinë e vërtetë të katastrofës bërthamore të vitit 1986 në Çernobil – ka thyer çdo pritshmëri dhe çdo rekord të mundshëm, duke marrë veç audiencës edhe vlerësimet maksimale nga kritika.
Ashtu siç ndodhi me qytetin e Dubrovnikut në Kroaci me “Game of Thrones”, po ndodh edhe me Çernobilin, me numrin e turistëve që është rritur ndjeshëm në qytetin fantazmë.
Sipas një agjencie turistike në vend, kërkesat dhe prenotimet për të vizituar qytetin janë rritur me 40 për qind që prej fillimit të serisë.
Një vizitë ka një kosto mesatare prej rreth 100 dollarësh për person. Zona rreth e rrotull fabrikës i ngjason një skene post-apokaliptike, dhe për këtë edhe interesi i vizitorëve është i lartë.
Edhe agjenci të tjera turistike flasin për një rritje të çuditshme të numrit të turistëve, me rreth 30-40 për qind. Madje, një prej agjencive ofron një tur të veçantë për të gjitha vendet që shfaqen në seri, përfshirë edhe bunkerin ku merret vendimi për të mos evakuuar banorët pas shpërthimit.
Sipas zyrtarëve rus, aksidenti shkaktoi 31 viktima menjëherë, ndërkohë që mijëra të tjerë vdiqën më pas. Sipas një studimi bjellorus, numri total i viktimave të shkaktuara përllogaritet deri në 115 mijë, ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë flet për nëntë mijë.
Të tjera
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...
-
Shitet për një vlerë marramendëse, ora e njeriut më të pasur të Titanikut
Një orë xhepi prej ari, e gjetur në trupi e njeriut më të pasur në bordin e T...
-
Burri në Viti raporton se i është vjedhur kasaforta me para
Një burrë në Viti ka raportuar se persona të panjohur kanë vjedhur një kasafo...
-
U dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK, vdes shtetasja serbe
Të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jëtë një gr...