Big Brother Malisheva
Autori: Gazeta inFokus 23:54 | 08 February 2019
Nga dita e sotme, edhe zyrtarisht i tërë qyteti i Malishevës dhe hyrje daljet e saj, janë nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë. Kjo është bërë e mundur pas realizimit të projektit nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, stacioni në Malishevë.
“Realizimi i këtij projekti, besoj që do të ndihmoj edhe punën e policisë në mbajtjen e rendit dhe sigurisë në qytet, si dhe organeve komunale, për menaxhimin e situatave të ndryshme të emergjencave”, ka thënë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e përurimit të video kamerave dhe tërë projektit.
Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Hazir Berisha, e ka vlerësuar lartë këtë projekt të Komunës së Malishevës, pasi kjo do të ndihmoj edhe policinë në menaxhimin dhe vëzhgimin e situatave të ndryshme, që lidhen me sigurinë.
Sipas menaxherit të projektit, Halit Mazreku, ky projekt ka kushtuar rreth 30 mijë euro, ndërsa qëllimi i projektit është shumë dimensional, duke filluar nga ngritja e nivelit të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre, preventiva, zbulimi i shpejt i rasteve të veprave të ndryshme penale, pastaj ndihmon edhe sistemin e drejtësisë në procedimin më të shpejtë të lëndëve të ndryshme.
Të tjera
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...