Kelmendi si Veseli: Taksa të pezullohet
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 04 February 2019
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ramiz Kelmendi përkrah idenë e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli për pezullimin e taksës prej 100% për mallrat serbe dhe ato boshnjake.
Veseli ka kërkuar që taksa të pezullohet për 120 ditë, duke vendosur disa kushtet për Serbinë.
Kelmendi tha se është pro taksës, por që nëse ajo i prishë raportet miqësore me Amerikën, atëherë ajo duhet të pezullohet përkohësisht.
“Vendosjen e taksës ne të gjithë e kemi mbështetur dhe normalisht se gjithmonë do ta mbështesim si taksë. Nëse kjo taksë prishë raportet miqësore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-së, pra ne kemi arritur në atë pikë që të gjitha kërkesat e BE-së po anashkalohen sikur mos të ishte fare BE-ja faktor këshillimi dhe mbështetje për Kosovën, pastaj ne kemi filluar mos ta anashkalojmë edhe kërkesat e ShBA-së pa marrë parasysh kemi të drejtë apo s’kemi të drejtë edhe pse e drejta është në anën tonë” u shpreh Kelmendi.
Ai tha se Kosova duhet t’i dëgjojë miqtë ndërkombëtarë edhe pse taksa ka qenë vendim i brendshëm dhe i pa ndikuar nga askush.
“Ne duhet ti dëgjojmë miqtë ndërkombëtarë, çdo Qeveri, sa herë dëshiron mundet ta pezullojë dhe sa herë dëshiron mundet ta rikthejë, për arsye se është vendim i brendshëm i Qeverisë dhe është vendim i pa ndikuar nga askush”, tha Kelmendi për EO.
Deputeti Ramiz Kelmendi, tha se me vendosjen e taksës dhe mospezullimin e saj, Kosova po ndëshkohet me mosliberalizimin e vizave si dhe po iu sjellë probleme liderëve kosovarë duke i penguar ata edhe në udhëtime zyrtare.
“Nëse dikush thotë i prishë raportet e dikush thotë nuk i prishë raportet, pra ne kemi mundësi vetëm me pritë raportin e këtyre e raporteve, kemi prishje të raporteve publike dhe prishje të raporteve në heshtje, pra mosdhënia e vizave pastaj ndalimi i të gjithë politikanëve që të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Sipas Kelmendit, Kosova duhet të jetë e kujdesshme, duke mos i prekur dhe cenuar interesat e ShBA-së.
“Është një masë politike e butë për shkak të opinionit rus të tregoj që edhe pse është kjo taksë, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova i mbajnë raportet e tyre, mirëpo nëse ne e kalojmë kufirin siç kanë cek gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur vijnë në pyetje interesat e ShBA-së, asnjë mik edhe Kosova të jetë, nuk mundet të ia cenojë interesat kombëtare të ShBA-së”.
Kelmendi foli edhe protestat e ish-punëtorë të kompanisë që udhëheq “Elkos Group”.
Ai u shpreh se kjo është çështje e menaxhmentit dhe se ka qenë e drejtë e punëtorëve të protestojnë për arsyet e tyre.
“Ato janë çështje jo politike, çështje të menaxhmentit, është e drejtë e tyre me protestuar dhe të kërkojë të drejtë”, u shpreh Kelmendi.
Të tjera
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...
-
Plagosja në Podujevë, një person në rrezik për jetë
Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik ...
-
Prokuroria jep detajet e fundit nga konflikti mes disa personave në Lupç të Podujevës
Pas konfliktit që ndodhi në mes disa personave në fshatin Lupç të Podujevës, ...
-
Hamza: Gati 4 vjet që punëtorët në Kosovë janë lënë në harresë, askush nuk merret me hallet e tyre
Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamaz, k...
-
Kurti nga Nabërgjani, i bën thirrje prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshm...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një grua në vendin e punës në Mitrovicën e Veriut
Një punëtore e një furre në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veri...
-
Gërvalla në takim me ministrin finlandez: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me...
-
PAMJE: Të plāgosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të plagosurit ...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...