Operacioni “Union”, 5 të prangosur për fajde
Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 20 December 2018
Policia e Kosovës ka arrestuar sot 7 persona të dyshimtë, pesë prej tyre janë të dyshuar për përfshirje në fajde, detyrim, kanosje dhe krim të organizuar, ndërsa dy të tjerë për grabitje të armatosur.
Zyrtarë policorë në një konferencë për media sot kanë bërë të ditur se operacioni policor i koduar me emrin “UNION”, ka rezultuar me pesë të arrestuar: D.B., Rr.B, I.S., L.B., dhe B.G, me ç’rast edhe u janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse.
Nënkolonel Rexhep Fetahu, ka thënë se Policia e Kosovës ka konfiskuar 16 mijë euro, 5 vetura, një motor udhëtarësh, 10 telefona mobilë, 1 laptop, 2 DVR, 12 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 4 shtëpiza kompjuteri, 4 aparate të lojërave të fatit dhe dokumente tjera që do të përdoren për vazhdim të procedurës penale.
“Sot, më datë 20, është ndërmarrë operacioni i koduar në të cilin janë arrestuar 5 të dyshimtë, janë kontrolluar shtëpitë dhe lokalet përkatëse te të dyshuarve të rastit në fjalë, operacioni është zhvilluar në 11 lokacione, me këtë rast janë arrestuar 5 të dyshuar, 2 prej tyre i kemi në kërkim dhe të gjitha janë shtatë. Janë konfiskuar si provë materiale, dhe prova të tjera, na japin të kuptojmë që rrjedhin prej veprave penale të cekura, sidomos kemi sekuestrimin e 16 mijë eurove, kemi pesë vetura të sekuestruara përkohësisht, kemi llap top dhe të tjera me të cilat janë kryer veprat penale në fjalë”, tha ai.
Ndërsa, togeri Ekrem Koliqi nga Drejtoria rajonale e Prishtinës, njoftoi për rastin e arrestimit të dy personave të dyshimtë për grabitje të armatosur në një pompë të derivateve.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në operacionin e fundit ku janë përfshirë Drejtoria rajonale e Prishtinës dhe Njësia e Hetimeve pranë DRP-së, kanë arritur t’i arrestojnë dy persona, që kanë arritur të grabitin një pompë të derivateve në fshatin Sankovc, komuna e Drenasit. Të dyshuarit janë me inicialet A.N., mashkull, shtetas i Republikës të Kosovës dhe, Sh.K., mashkull, shtetas i Republikës të Kosovës. Për këtë rast e kemi edhe një person, i cili gjendet në arrati dhe është i njohur për policinë. Gjatë kontrollimit në dy lokacione janë sekuestruar: një pushkë e gjatë automatike, një revole, një çantë, kapuç, dorëza, të cilat dyshohet se janë përdorur nga të dyshuarit në këto vepra penale të grabitjeve”, tha Koliqi.
Ai foli edhe për rastin e para dy ditëve ku një person në një lagje të Prishtinës ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.
“Një person i dyshuar me inicialet A.E., mashkull, 32-vjeç, shtetas i Republikës të Kosovës, është i dyshuar për tentim-vrasje ndaj zyrtarëve policorë në tri raste. Edhe pse më herët ka qenë i njohur për Policinë e Kosovës i dyshuari, Policia e Kosovës ka vazhduar edhe përkundër rrezikut që është shfaqur nga ai, në arritjen e arrestimit të tij”, u shpreh ai.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se policia është e përkushtuar që përveç zbardhjes së këtyre rasteve, të arrijë të parandalojë raste të tilla.
Deri më sot pranë Drejtorisë rajonale të Prishtinës janë arrestuar 34 persona, 32 grupe janë gjithsej. Këta persona janë të dyshuar për një dhe më shumë raste për vepra penale të grabitjes.
Të tjera
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...
-
Përfundon dëshminë dëshmitari i 61-të, pezullohet pjesa tjetër e seancës në rastin e Thaçit e të tjerëve
Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në ...
-
Dyshohet se u hodhën në lumin Buna, flasin familjarët e Ergys Arrazit: Nuk ja falim asaj që sakrifikoi fëmijët
Ngjarja tragjike në Shkodër, ku 9-vjeçarja u gjet e pajetë nga një peshkatar ...
-
Albin Kurti kujton heroizmin e Luan Haradinajt: Ishte ditë e martë, 6 maj 1997
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Presidentja Osmani: Luani dhe familja Haradinaj, dhanë shumë për lirinë e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetor...
-
Ahmeti për ndërhyrjet e Kurtit në zgjedhje: S’është e mirë, sepse Kosovës i duhen miq e në veçanti shtetet fqinje
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të martën zhvillojnë ushtrime të përbashkëta
Policia e Kosovës, bashkë me mision e KFOR-it dhe atë të EULEX-it do të kryej...
-
Ka përfunduar takimi i Ambasadorëve të QUINT’it me Kurtin, s’jepen tjera detaje
Ambasadorët e shteteve të QUINT’it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kos...