MKRS zyrtarisht njeh gjithë punën e vullnetarëve
Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 06 December 2018
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Kuvendi i të rinjve të Kosovës “Njihu me vullnetarët e vitit”, bëri të ditur se për herë të parë MKRS zyrtarisht ka vendosur të njohë gjithë punën e vullnetarëve.
Qëllimi i këtij organizmi ishte prezantimi i punës së bërë gjatë vitit 2018 nga ana e vullnetarëve së bashku me aktivitetet e organizatave partnere përmes prezantimeve në këndin e ndarë për promovimin e punës së tyre vullnetare.
Ministri Gashi tha se MKRS dhe UNICEF-i kanë krijuar një data bazë që do t’i ndihmojë të rinjtë të kryejnë punët vullnetare.
“Për herë të parë në Kosovë kemi vullnetarë të certifikuar edhe është një fakt që brenga e të rinjve që kanë pasur kur kanë aplikuar për punë ju është kërkuar përvoja e punës në tanimë përmes kësaj data baze kemi arritur që punën vullnetare ta njohim si përvojë pune”, tha ai.
Ministri Gashi tha se MKRS-ja është në finalizim të strategjisë për rini, e cila u përshtatet kërkesave të të rinjve, ku për herë të parë do të jetë një fond rinor dhe të ndahet një buxhet për të gjitha organizatat që kryejnë punë vullnetare.
“Sukseset dhe rezultatet janë te të rinjtë. Fuqia e një shteti është rinia”, tha ai.
Ndërsa, Kastriot Luma, kryetar i Kuvendit të të Rinjve, tha se qëllim i KRK-së është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do t’i kalojnë gjatë jetës së tyre.
“Qëllim i joni është përgatitja e të rinjve për sfidat që ata do ti kalojnë gjatë jetës së tyre si dhe për ti përgatitur ata në vendimmarrje. E gjithë kjo arritët në bashkëpunim. Sot kemi nevojë për një rini idealiste brenga e së cilës është e ardhmja e shtetit tonë”, tha ai.
Të tjera
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...