Serwer: Fakti që SHBA bën thirrje për një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, nuk do të thotë se marrëveshja është afër
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 30 Nëntor 2018
Fakti që Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, u kanë bërë thirrje Serbisë dhe Kosovës për të arritur marrëveshje dhe në bisedimet me presidentin e Kosovës Kosovës, Hashim Thaçin ata kanë vlerësuar se “është koha e duhur”, nuk do të thotë se marrëveshja është afër, ka thënë Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
“Nuk është gjë e keqe për të bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje, por unë nuk shoh se ky moment është diçka i veçantë… Vetëm sepse ata thonë se ‘marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur’, nuk do të thotë se do të ndodhë. Dhe kjo nuk duket bindëse. Unë shpresoj se ka diçka përmbajtësore prapa këtyre fjalëve… Të dyja palët duhet të ulen dhe të zgjidhin çështjet e hapura, por nuk shoh ndonjë indikacion se kjo po ndodh tani”, ka thënë Serwer, përcjell Telegrafi.
Profesori i John Hopkins, gjatë një deklarimi për voa në gjuhën serbe, mendon se ideja e re e Thaçit për “definimin e kufijve” është më e mirë se ideja e “korrigjimit” ose “ndarjes etnike”.
“Dihet se ku është kufiri i Kosovës. Çështja kryesore nuk do të jetë përcaktimi i tij, por demarkacioni. Natyrisht, kur është fjala për demarkacionin, është gjithmonë e nevojshme të llogaritet në korrigjime të vogla, sepse kufiri nuk mund të kalojë nëpër dhomën e dikujt. Për shembull, Maqedonia dhe Kosova e bënë atë dhe ishte e suksesshme dhe të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet”, ka shtuar tutje Serwer.
Ai vlerëson se “Kosova dhe Serbia nuk janë afër marrëveshjes, ndër të tjera edhe për shkak të taksës që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave serbe dhe arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.
“Nëse liderët kanë vullnet politik, ka shumë vende ku mund të takohen. Në Bruksel, edhe pa media. Unë mendoj se të dy presidentët kanë arsye shumë të mira për t’u pajtuar. Kjo situatë është e dëmshme për Serbinë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE dhe gjithashtu e ndalon Kosovën në rrugën e saj drejt BE. Mendoj se presioni ndaj dy liderëve do të jetë i madh, por nëse ata kanë vullnetin politik për t’u takuar – qyteti nuk është problem. Këtu, mundem në zyrën time, nëse dëshirojnë”, ka përfunduar Serwer.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































