Lajme

Fshati që rrezikon të kthehet në ishull prej reshjeve

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 20 November 2018

Fshati Paleokastër në Njësinë Administrative të Cepos, 15 km larg Gjirokastrës, rrezikon të kthehet në ishull nëse rruga që e lidh këtë zonë me aksin nacional do të rrëmbehet nga ujërat e lumit të Belicës.

Paleokastra, një fshat me 120 shtëpi, ku jetojnë kryesisht të moshuar, rrezikon të humbasë komunikimin çdo vit sapo nisin reshjet. Këtë vit, situata është edhe më kritike, sepse shtrati i mbetur i rrugës është zvogëluar, aq sa edhe mjetet e vogla e kanë të vështirë kalimin.

Banorët e fshatit, të vendosur pranë rrënojave të një kalaje antike me interes të lartë turistik, thonë se situata e vështirë e rrugës prej 3 km po zhduk interesin për të jetuar në fshat. Të moshuarit thonë se dimri do të pengojë qarkullimin drejt spitalit dhe tregut.

-Advertisement-

Një pjesë e rrugës është shembur në një gjatësi prej 200 m, ndërsa edhe dy segmente të tjera rrezikojnë shembjen. Shpati që mban ende një copë të rrugës është dobësuar shumë, – thonë drejtuesit e mjeteve, – dhe është i rrezikshëm në çdo moment.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera