Lajme

Më pak se 1 mijë bileta mbesin në shitje për ndeshjen Kosovë – Azerbejxhan

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 16 Nëntor 2018

Më pak se një mijë bileta ka mbetur në shitje, për ndeshjen mes Kosovës e Azerbejxhanit, që do të luhet të hënën në Prishtinë.

Këtë gjë e ka konfirmuar për Gazetën inFokus, sekretarja e FFK-së, Diturie Hoxha.

“Tash në këtë moment janë afër 1 mijë bileta, janë më pak se 1 mijë bileta në sistem”, ka thënë Hoxha.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se për çfarëdo problemi me blerjen e biletave, qytetarët t’i shkruajnë direkt kompanisë që e ofron këtë shërbim.

“Ka vazhdu shitja e biletave edhe dje edhe sot, mundet me pas ndonjë telash në sistem sepse kërkesa është shumë e madhe dhe hyjnë shumë veta në sistem në të njëjtën kohë, por çfarëdo problem që ka kompania merret dhe e rregullon. Nëse ndonjë qytetarit nuk i ka ardhur konfirmimi për blerje të biletës, le të flet me kompaninë dhe ajo ia dërgon konfirmimin”, ka theksuar Hoxha. /Gazeta inFokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy