Haziri: Gjilani kampion i organizimit të aksionit
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 15 November 2018
Sipas kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri, kjo komunë në bashkëpunim me kompanitë publike, FSK-në, operatorët privat dhe me qytetarët është kampione e organizimit gjithpërfshirës për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, respektivisht “Ta pastrojmë Gjilanin”.
Haziri ka falënderuar të gjitha institucionet që ju kanë bashkangjitur këtij aksioni dhe njëkohësisht operatorëve ekonomik që janë në lokacione të ndryshme duke pastruar gjatë këtij muaji.
“Jemi së bashku në koordinim të plotë për pastrim dhe njëkohësisht gjelbrim të ambientit. Në lokacione të ndryshme deri më tani janë të angazhuar FSK, kompanitë publike, operatorët privat të Gjilanit dhe qytetarët. Një pjesë e madhe e mbeturinave tashmë është bartur për në deponinë e mbeturinave inerte që është e para në nivel vendi e dedikuar vetëm për këtë lloj të mbeturinave”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka ftuar të gjithë që të jenë vazhdimisht për këtë periudhë kohore në terren që mbeturinat të largohen dhe së bashku përsëri të angazhohemi për gjelbrimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen nga mbeturinat.
Deponitë ilegale të pastruara deri në këtë moment janë ajo në lagjen “Zabeli” afër therrtores, ku ka pastruar Forca e Sigurisë së Kosovës për më shumë se 10 ditë, duke përfshirë edhe lokacionin prapa Kazermës, pastaj lokacioni në lagjen e “Vishnjeve”, e pastruar nga kompania “Zuka”, dhe lokacionet në Zhegër të pastruara nga kompanitë, “Globi-M”, “Elbau” dhe “HProject”dhe aksioni do të zgjatë deri në largimin e plotë të deponive ilegale të cilat prej vitesh kanë qëndruar në pjesë të ndryshme në Gjilan.
Përndryshe, i gjithë procesi që nga fillimi e deri më tani është duke u përcjellur nga taskforca për pastrim dhe nga zyrtarët e Drejtorisë së Inspekcionit, që konfirmohet se deri më tani janë larguar mbi 165 kamionë me mbeturina inerte në një sasi prej afro 2100 metra kub.
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...