Lajme

Mitrovicë, policia largon nga qarkullimi 35 traktorë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 08 October 2018

qarkullimi 35 traktorë
Policia në Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se javë më parë ka filluar të zbatoj planin operativ “kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore”.

Në njoftimin e policisë thuhet se ky plan ka filluar të zbatohet duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia ka njoftuar se kontrolla të shtuara do të ketë në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale. Sipas policisë, që nga fillimi i këtij plani janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve dhe janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.

-Advertisement-

Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e tyre të jenë teknikisht në rregull, të respektojnë dhe t’iu përmbahen dispozitave ligjore, sinjalistikën rrugore, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera