Lajme

Haradinaj ‘thumbon’ Thaçin: Ta ruajmë territorin e Kosovës nga ata që janë këtu

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 05 Tetor 2018

“Kufijtë e tanishëm duhet ruajtur prej kujtdo, qoftë ai këtu apo në ndonjë vend tjetër”,

Këto janë fjalët me të cilat kryeministri i , Ramush Haradinaj ka ‘thumbuar’ presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, shkruan gazeta inFokus.

Në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit të dëshmorëve në Marinë të Skenderajt, Haradianj ka thënë se amanet in dëshmorëve është ruajtje dhe mos ndryshimi i kufinjeve dhe këtë duhet bërë.

-Advertisement-

“Këtyre që kanë ra për liri u kemi borxh me e forcu lirinë, ata për të cilën ata kanë ra. Me u forcu si shtet, në politikë ekonomi. Me e rujt Kosovën me kufijtë dhe territorin vet të paprekshëm prej kurrkujt, qoftë ai këtu me ne qoftë tjetër kund për shkak së këta kufij na i kanë lanë amanet”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe i pari i Kosovës nuk zmbrapset nga ideja për korrigjim të kufinjve. Ai ka deklaruar se Kosovës do ti bashkohet Lugina e Preshevës ndërsa Serbisë nuk do ti jepet asnjë metër në territorin e Kosovës./inFokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy