Lajme

Haradinaj godet partnerin e koalicionit për Ministrat me aktakuza

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 02 October 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se nuk ka qenë zgjedhje e tij emërimi i Endrit Shalës në pozitën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.

Haradinaj po ashtu ka thënë Nisma e ka emëruar dhe ata marrin përgjegjësi, shkruan gazeta infokus.

“Emërimi i ministrit, Endrit Shala nuk është përzgjedhja ime, është përzgjedhja e partisë politike Nisma. Ata i marrim përgjegjëset për kandidaturën e tyre sepse kjo është marrëdhënia në koalicion”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur për aktakuzën e Shalës, ka thënë se nuk do të ndërhyrë.

“E di që Shala ka një aktakuzë për një incident gjuajtje me armë. Ta shohim se do të shkoj rrjedha sepse nuk do të ndërhyrë”, ka shtuar ai.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se do të ishte mirë që në Qeveri të mos kishte njerëz me aktakuza.
“Mirë është që ne Qeverinë pa asnjë aktakuzë por pasi në Kosovë prokurorët po e ndjejnë lirinë me vepru pa asnjë aktakuzë dhe kjo është një gjë e mire”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndryshe të hënën , Endrit Shala është emëruar zyrtarisht në pozitën e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Gazeta inFokus në shkurt të këtij viti kishte paralajmëruar se Endrit Shala do të emërohej në këtë pozitë pas shkarkimit të ministrit, Bajram Hasani./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera