Kaq mijëra persona e vizituan kalanë e Beratit vetëm në shtator
Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 02 October 2018
Kalaja e Beratit një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri edhe pse drejt fundit të sezonit turistik ka shënuar për muajin shtator shifrën prej 15,548 vizitorë duke e çuar numrin e vizitorëve për periudhën janar – shtator 2018 në 110,481 vizitorë vendas dhe të huaj, statistikë kjo e cila shpreh më së miri interesin në rritje për turizmin dhe trashëgiminë kulturore.
Krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kemi rreth 49,500 vizitorë në total, nga këta 22,000 kanë qenë turistë të huaj.
Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit është një nga monumentet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga poshtë, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë, transmeton atsh.
Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afreske mjaft interesante. Pas kishës së Shën Todrit gjenden kishat e Shën Kollit, Shën Kostandinit, Shën Helenës, Shën Mërisë Vllaherna etj.
Muzeu i Ikonave Onufri: Ndodhet në lagjen Kala dhe përmban disa nga shembujt më të bukur të artit fetar në Shqipëri. Muzeu u hap në vitin 1986, emrin e ka marrë prej piktorit të madh të shek. XVI të shkollës shqiptare, Onufrit. Me mbi 210 objekte muzeale, 60 prej të cilave të shpallura si monumente të kategorisë së parë, Berati konsiderohet si një nga qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.
Të tjera
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...